Shkurt.ch
Dhunohet turistja zvicerane në Indi
Turistja nga Zvicra ishte sulmuar teksa flinte me bashkëshortin në një tendë kampingu, në Indinë qendrore
Mediat zvicerane transmetojnë rrëfimin e çiftit zviceranë, të cilët thanë se një grup prej shtatë burrash i ka kapur ata në befasi, u ka vjedhur paratë dhe sendet me vlerë.
Më pas, shtatë prej tyre kanë abuzuar me radhë me 39-vjeçaren nga Zvicra , pasi kishin neutralizuar bashkëshortin e saj. Policia ka arrestuar 13 persona.
Çifti zviceran ishin në një turne me biçikleta në Indinë Qendrore
Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje në fshatin Jhadia, një vend atraktiv për turistët. Zvicerania ishte pranuar në spital, sipas raporteve të mediave nga Kamalaraje në Gwalior. Atje, mjekët konfirmuan përdhunimin. Gruaja ishte me vetëdije dhe në gjendje për të treguar për tmerrin që i ka ndodhur.
Në një komunikatë të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFA) thuhet se janë të indinjuar thellësisht nga incidenti tragjik që ndodhi me turistët zviceranë në Indi.
Zyrat në Nju Delhi dhe Bombei kanë mbështetur viktimat. Departamentit Federal i Punëve të Jashtme është në kontakt me autoritetet lokale..
India është tronditur nga një seri dhunimesh të ngjashme të ndodhura së fundmi, të cilat nuk kanë kursyer as të miturat.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










