Kosova
Dhjetë vjet shtet! Right or wrong, my country!*
Ta duam atdheun pa asnjë kusht, të punojmë që të bëhet vendi që ne e dëshirojmë për fëmijët tanë edhe nëse kjo nënkupton të marrim qëndrime pa kompromise
Jo vetëm brenda kufijve por gjithandej ku jetojnë shqiptarët, muaji shkurt na risjellë kujtimet më të bukura por edhe më të dhimbshme. Këtë vit festojmë jubileun e parë të shtetësisë së Kosovës. Jubiletë kanë një rëndësi të veçantë sepse vetvetiu na kthejnë në retrospektivë për të kujtuar se nga vijmë dhe na japin forcë për të vazhduar tutje ku duam të arrijmë. Jam e bindur se nëse e dimë prej nga vijmë dhe në çfarë tradite mbështetemi, atëherë e ardhmja s`ka si të jetë ndryshe përveç se e ndritur.
Kthimi në retrospektivë, vetvetiu, na kujton përpjekjet kolosale të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi, dhembjen shekullore por edhe krenarinë e brezave dhe qëndresën e tyre të pathyer. Kthimi në retrospektivë, na kujton edhe debatet e ashpra nëpërk ancelaritë perëndimore dhe ndarjen e opinionit ndërkombëtar në dy pole diametralisht të kundërta, na e kujton padyshim edhe kohën kur e drejta humanitare triumfoi në përballje me parimin e sovranitetit të shteteve.
Një fjalë e urtë thotë “të vdesësh për atdhe në kohë lufte është më e lehtë se sa të jetosh për të në liri me mendime, fjalë dhe vepra”.
Falë Zotit që, si komb, e kemi kaluar domosdoshmërinë e mbrojtjës së atdheut me jetë, por pa asnjë dyshim, rruga nga e cila asnjëherë nuk duhet të largohemi duhet të jetë ajo e angazhimit për përparim të shoqërisë në përgjithësi.
Akti i shpalljes së Pavarësisë ishte realizimi i një ëndrre shekullore për liri, prandaj edhe pritjet për kohën pas çlirimit ishin jashtëzakonisht të larta. Dhe, siç ndodhë zakonisht, aty ku pritjet janë utopike, zhgënjimet janë të paevitueshme. Realiteti është gjithmonë një imazh që ndërlidhë këto dy pole. Pra, arritjet janë të pakontestueshme, njëjtë sikurse janë të pakontestueshme edhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet i ri.
Republika e Kosovës para vetes kishte, ka dhe do të ketë sfida të mëdha, ashtu siç kishte, ka dhe do të ketë progres të pandalshëm. Në këtë dhjetëvjetor si shtet dhe si shoqëri gjendemi përballë sfidave shumë serioze si shenjëzimi i kufijve, dhomat e specializuara, ulja e papunësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj.. Nëse duam të nderojmë të kaluarën tonë, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm që sfida e brezit tonë është ndërtimi i një shteti dhe shoqërie të prosperuar, prandaj duhet ta japim kontributin tonë çdo ditë duke zëvendësuar retorikën repetitive me programe të avansuara përmbajtjesore, duke implementuar reforma të thella në të gjitha segmentet si në politikën e brendshme po ashtu edhe në atë të jashtme. Këtë sfidë duhet ta pranojmë secili nga ne si kontributin më të lartë që duhet të japim për atdhe, sepse e ardhmja e atdheut tonë varet nga vet ne.
“Right or wrong, my country!” Ta duam atdheun pa asnjë kusht, të punojmë që të bëhet vendi që ne e dëshirojmë për fëmijët tanë edhe nëse kjo nënkupton të marrim qëndrime pa kompromise.
Nga ky këndveshtrim të gjithë shqiptarëve ju uroj dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
* thënie angleze
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









