Bota
Detaje të tjera nga sulmi në Strasburg
Dy persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave në qytetin francez, Strasburg, kanë thënë zyrtarët.
Policia franceze ka thënë se sulmuesi është identifikuar dhe se janë duke u bërë kërkime për të.
Ai është lënduar pas shkëmbimit të të shtënave me një ushtar, kanë thënë zyrtarët policorë, përcjell albinfo.ch.
Të shtënat është thënë të kenë ndodhur afër një Tregu të Krishtlindjeve, në sheshin, Place Kleber.
Prokurori kundër terrorizmit në Francë ka nisur hetimet.
Duke konfirmuar numrin e të vdekurve, ministria e Brendshme franceze e ka cilësuar incidentin si “serioz për sigurinë publike”.
“Të shtëna në qendër të Strasburgut, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të presin për sqarimin e situatës”, shkroi zëvendëskryetari i Strasburgut, Alain Fontanel, në Twitter.
Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë pasur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.
PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli.
Strasburg, një qytet në Francën verilindore, është i famshëm për tregun e saj të Krishtlindjeve, i cili tërheq miliona turistë çdo vit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










