Turizëm
Destinacionet më të lira e më të mira në Evropë
Përveç destinacioneve të shtrenjta dhe me shumë luks, janë tri vende që janë shumë të mira dhe të lira
Budapest, Hungari – Budapesti është votuar si destinacioni më i mirë evropian 2019, si dhe më i liri. Kryeqyteti i Hungarisë është numri një në listën e udhëtimit që sugjeron “Europian Best Destination”. Qyteti është i mrekullueshëm, me një trashëgimi të pasur arkitekturore dhe historike: ofron një ndërthurrje të kulturës, gastronomisë në lulëzim dhe avantazhet e ujërave termale dhe pamjeve të trashëgimisë botërore. Perla e Danubit nuk është vetëm destinacioni më i mirë europian, por është edhe një nga qytetet më të bukura dhe më të sigurta në botë, transmeton Monitor.
Braga, Portugali – Braga ka tërhequr udhëtarët nga e gjithë bota për qindra vjet. Braga (1 orë me tren nga Porto) është qytet energjik dhe plot jetë. Qyteti ofron më të mirën e Portugalisë në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë. Ecni nëpër rrugët e saj tregtare dhe mrekullohuni me bukurinë e katedrales së saj gotike. Pushoni në kopshtin Santa Barbara ose ecni në majë të Bom Jesus do Monte. Edhe qielli nuk duket të jetë një kufi për Braga-n dhe banorët e saj, përcjell albinfo.ch.
Shopaholic? Asnjë problem, Braga ofron një përvojë unike me një përzierje të dyqaneve tradicionale, dyqaneve të reja dhe qendrave tregtare. Dëshironi të lëvizni, vallëzoni, qeshni dhe ndani momente të paharrueshme. Nata më e madhe e bardhë në Europë zhvillohet në Braga me dhjetëra koncerte në rrugë. Braga është bërë për t’u dashuruar, sidomos për aventurierët që kërkojnë përvoja të reja.
Monte Isola, Itali – Monte Isola është ndoshta një nga destinacionet më të bukura në Itali. Pranë Liqenit Iseo, vetëm 2 orë nga Milano, Monte Isola ofron më të mirën e Lombardisë, në disa kilometra katrorë. Ky mal i madh që del në mes të një liqeni të bukur është parajsë në tokë. Monte Isola i ka ndaluar lëvizjet e makinave prej një kohe të gjatë dhe i është dhënë titulli “EDEN – Destinacioni Europian i Përsosmërisë” nga Komisioni Europian, për angazhimin e saj për turizmin e qëndrueshëm dhe mirëmbajtjen e prodhimit lokal. Monte Isola josh udhëtarët nga e gjithë bota; ka frymëzuar artistë të mëdhenj si Cristo që zgjodhën ishullin për koncerte apo festivale. Monte Isola josh familjet, të dashuruarit, alpinistët, ata që dëshirojnë të relaksohen, të ndiejnë origjinalitetin, ngrohtësinë njerëzore dhe respektin për natyrën. Zbuloni vepra artizanale lokale, rrjeta peshkimi, prodhime lokale si sallam, peshk në vaj, asparagus i egër, vaj ulliri ekstra të virgjër, sardele të thata, domate të freskëta etj. Monte Isola është gjithashtu një parajsë për verërat.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













