Maqedonia
Destinacione të reja nga Shkupi për në Gjermani
Për në Baden dhe Bremen do të ketë fluturime dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë
Fluturimi i parë i kompanisë ajrore “Wizz Air” nga aeroporti ndërkombëtar “Shkupit” në drejtim të qytetit gjerman Baden zyrtarisht shënoi futjen e dy destinacione të reja nga aeroporti në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Për në Baden dhe Bremen do të ketë fluturime dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë. Fluturimi i parë nga Bremeni është planifikuar për të enjten, kur në orën 11:50 pritet të mbërrijë një aeroplan në aeroportin e Shkupit.
Me futjen e dy destinacioneve të reja, aeroporti i Shkupit është i lidhur drejtpërdrejt me 39 destinacione të operuara nga 13 linja ajrore.
– Me shtimin e Baden-Baden dhe Bremen, numri i destinacioneve për Gjermani arrin në 10, ndërsa numri i përgjithshëm i destinacioneve nga aeroporti është 39.
Dy linjat ajrore të reja nga aeroporti i Shkupit, si dhe linja ajrore e re nga aeroporti i Ohrit janë pjesë e marrëveshjes së mbështetjes financiare të nënshkruar nga qeveria me kompaninë ajrore “Wizz Air”.
Gjatë muajve janar dhe shkurt, gjithsej 305,246 udhëtarë udhëtuan nëpër dy aeroportet në vend, një rritje prej shtatë për qind. Vitin e kaluar, në të dy aeroportet u shërbyen 2.3 milionë pasagjerë, një rritje vjetore prej 16 për qind.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











