Derri i ngordhur në truallin e xhamisë së shqiptarëve!
Kryetari i qytetit Grenchen, Boris Banga, në një prononcim të tij e ka quajtur këtë akt "të tmershëm dhe të neveritshëm"
Në hapësirën në të cilën është planifikuar ndërtimi i një xhamie në Grenchen të kantonit Soloturn, dikush ka hedhur një derr të ngordhur dhe katër koka derri. Po kështu, në vendin ku duhet të vihen themelet e xhamisë, dorasit kanë derudhur rreth 120 litra gjak derri, për të “përdhosur” kështu truallin e xhamisë.
Pas njoftimit të bërë përmes një letre me fotografi nga vendi i ngjarjes, policia kantonale ka vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka filluar hetimet, njoftojnë mediet zvicerane.
Kryetari i qytetit Grenchen, Boris Banga, në një prononcim të tij për radion lokale “Radio 32” e ka quajtur këtë akt “të tmershëm dhe të neveritshëm” dhe ka dënuar aktet e tilla.
Xhamia që do të ndërtohet në këtë ngastër toke në zonën industriale të qytetit, i takon bashkësisë islame shqiptare të Grenchenit. Aty është planifikuar ndërtimi i një qendre dykatëshe kulturore me xhaminë në kuadër të saj. Në kohën kur blerësit e tokës patën deklaruar se aty do të ndërtonin një xhami, ish pronari, një politikan i SVP-UDC-së pati ushtruar padi kundër blerësit.
Kjo, për faktin se ai ia kishte shitur truallin një garazhisti, i cili pastaj atë ia ka shitur bashkësisë islame. Kështu, politikani i ndjente veten të mashtruar nga blerësi. Por ankesa e ish pronarit nuk ishte pranuar kështu që bashkësia islame shqiptare e kishte të drejtën e plotfuqishme të ndërtimit.
Këshilli Qendror Islam i Zvicrës, një organizatë kontroverse e islamistëve me seli në Biel-Bienne e ka düenuar ashpër aktin, duke e quajtur atë “përdhoseje të truallit të xhamisë”. Akti duhet të hetohet në imtësi, ka kërkuar kjo qendër.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











