Integrimi
Derisa pritej të adoptohej, Filloreta arrestohet dhe e pret dëbimi
Tash ajo po mbahet në burgun për dëbim ndërsa pritej të adoptohej nga një familje austriake, te e cila po qëndronte e strehuar
Filloreta Paluca, shqiptarja 16 vjeçe nga Kosova është arrestuar të martën në rrugë pa paralajmërim në Timelkam të Vöcklabruck-ut, Austri. Tash ajo po mbahet në burgun për dëbim. Por Filloreta pritej të adoptohej nga një familje austriake, te e cila po qëndronte e strehuar prejse babai dhe vëllai i saj ishin dëbuar në mënyrë të rrufeshme më 20 shkurt, shkruan Nachrichten.at.
Filloreta me familjen kishte ardhur në Austri në vitin 2013 dhe ishte integruar mirë. Por pasi i kishin dëbuar papritur të atin dhe vëllain, ishte edhe ajo në rrezik për dëbim, transmeton albinfo.ch. Kështu këshilltari komunal i Partisë së Gjelbër, Thomas Eder kishte vendosur ta adoptonte vajzën në mënyrë që ajo të mund të mbetej në Austri. Dhe, procedura e adoptimit dukej se po rridhte mirë: me ndihmën e avokatit të tij, Eder i kishte siguruar nënshkrimet e prindërve biologjikë të Filloretës që e pranonin adoptimin. Për 11 maj ishte caktuar një seancë për ta bërë këtë akt. Por, pasi që nga janari ndaj Filloretës është marrë vendimi për dëbim, autoritetet duket se nuk njohin mëshirë ndaj saj, përkundër faktit se ajo e ka të caktuar terminin për adoptim.
Bashkëshortja e Thomas Eder, Otilie Eder punon si ndihmëse e refugjatëve dhe patronë (ndrikull) e saj, përcjell albinfo.ch. Ajo është prekur me faktin se vajza e cila do të bëhej fëmijë e adoptuar e saj po mbahet në burg.
Nga ana tjetër, në Ministrinë e Brendshme nuk marrin ndonjë qëndrim. Rastet e veçanta nuk komentohen, thotë një zëdhënës. Por, ai ka theksuar se autoritetet mbështeten vetëm në faktet ekzistuese dhe jo në ato që priten në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













