CH-Ballkani
“Der Standard” bisedon me serbët e veriut: Edhe ata kundër ndarjes së Kosovës
Presidenti kosovar ndodhet i vetmuar me idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë. Ai vërtet është tepër i vetmuar, shkruan media e majtë austriake “Der Standard”.
Në kohën kur presidenti Hashim Thaçi flet hapur për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ai kundërshtohet fuqishëm nga politikanët qeveritarë dhe opozitarë. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thirrur për demonstrata në 29 shtator në Prishtinë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ndryshimi i kufijve do ripërsëriste tragjeditë e viteve të kaluara, kurse krejtësisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve është edhe kryeparlamentari dhe shefi i PDK, Kadri Veseli, citon albinfo.ch. I vetmi që e mbështet pak idenë, është ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Në Serbi tema për shkëmbimin e territoreve thuajse nuk përmendet, përcjell albinfo.ch.
Pasi përmend grafitët me presidentin rus, Vladimir Putin, “sikur ai të kishte rolin vendimtar” dhe politikanin e ndjerë Oliver Ivanovic, i cili vepronte i pavarur nga Beogradi dhe presidenti Aleksandër Vucic, media austriake shton se pas vrasjes së Ivanovicit, serbët e veriut janë të zhgënjyer nga politikat e Beogradit.
“Të gjithë e dinë se vrasja e Oliver Ivanovicit ka ardhur nga Beogradi lartë,” thotë 23 vjeçari Sasha M..
Tre serbë të cilët flasin me “Der Standard” theksojnë se “ky është vendi serb” dhe se më mirë do ishte sikur e gjitha Kosova të ishte pjesë e Serbisë.
Megjithatë, Mladen S. thotë se “për ne nuk do ndryshonte asgjë, nëse kufijtë do vendoseshin në Ibër ose poshtë saj.”-“Vetëm se çfarë do ndodhte me serbët e jugut?”, pyet Drazhen R. një djalë bjond, me xhinse të shkurtra dhe buzëqeshje miqësore. Ai është më i vjetri prej të treve. “Për serbët në jugdo ishte shumë e keqe ndryshimi i kufijve, sepse ata do ishin komplet të ndarë prej neve.”
Në fund flet edhe përfaqësuesi i një OJQ-je, Miodrag Milicevic, i cili prej kohësh po punon për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve. Ai është kundër që në shekullin e 21 të flitet për shkëmbim territoresh dhe se një rast i tillë do prekte mjaft serbët e jugut, të cilët do mbeshteshin pa garant mbrojtjeje. “Pse flasim ne për një shtet multi-etnik?,” pyet retorikisht Milicevic.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil Të mërkurën mbrëma, më 25 shkurt 2026, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftarin... -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra











