Integrimi
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për vrasjen e dyfishtë
Ky dënim i shqiptohet atij për veprën penale vrasje të rëndë ndërsa ai përmes mbrojtjes kishte atakuar vendimin e shkallës së parë
Në gjykimin shkallë së dytë që është zhvilluar sot para Gjykatës së Lartë të Cyrihut, vrasësit të dyfishtë nga Pfäffikon-i, Shani S., i është konfirmuar dënimi me burg të përjetshëm. Ky dënim i shqiptohet atij për veprën penale vrasje të rëndë. Ndërsa ai përmes mbrojtjes kishte atakuar vendimin e shkallës së parë (Gjykatës së Qarkut, Pfäffikon), duke kërkuar ulje të dënimit gjegjësisht dënim për vrasje me paramendim, i cili tërheq dënim më të ulët .
Shani S., një shqiptar sot 62 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Pfäffikon të Cyrihut kishte vrarë në gushtin e vitit 2011 bashkëshorten dhe shefen e entit social që kujdesej për familjen e tij. Ai e kishte pritur të shoqen kur ajo po shkont në pauzë të drekës gjatë orarit të punës dhe ke ishte vrarë nga afërsia me revole. Menjëherë pas kësaj Shani S. ishte drejtuar në zyrën e drejtueses së entit për punë sociale, të cilën po ashtu e kishte qëlluar në kokë nga afërsia e drejtpërdrejtë, shkruan nzz.ch. Vrasjen e dytë, sipas shpjegimit të tij, e kishte bërë me “arsyetimin“ se ajo i kishte caktuar një shumë të ulët të ndihmave sociale. Veç kësaj, ajo po e mbështeste gruan e tij në përpjekjet e saj për sjellje më të pavarur ndaj tij. Vrasësi kishte pretenduar se e shoqja po e kërcënonte për ta braktisur.
Shani S. prej vitesh jetonte nga ndihmat sociale dhe ishte i njohur për policinë për sjelljet e dhunshme ndaj gruas e fëmijëve të tij. Në ditën e gjykimit ai nuk ka shprehur keqardhje për vrasjen. E gjithë ajo që ka thënë është: “Nuk ka qenë i gjithë faji i imi”.
Vrasja e dyfishtë në Pfäffikon pati bërë jehonë të madhe në gjithë mediet e Zvicrës dhe që nga koha kur ajo ka ndodhur vazhdon të merret si një rast i rëndë i shpërthimit të energjisë kriminale të dorasit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











