Integrimi
Dënohet me 17 vjet burg shqiptari për vrasjen e dyfishtë
Shqiptari i Maqedonisë G.L. I akuzuari është shpallur fajtor për vrasje të rëndë të dyfishtë dhe i është shqiptuar dënimi prej 17 vite heqje lirie
20.00
Gjykata Penale në Schwyz ka shpallur verdiktin e saj në rastin e vrasjes së dyfishtë të kryer nga shqiptari i Maqedonisë G.L. I akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë të shumëfishtë dhe i është shqiptuar dënimi prej 17 vite heqje lirie. Veç kësaj atij i është caktuar edhe masa e trajtimit stacionar psikiatrik. Përveç se për vrasje të dyfishtë (të vajzës dhe të bashkëshortes) G.L. dënimin e ka marrë edhe për tentim vrasjen e vajzës së tij tjetër. Kjo e fundit, për fat, nuk kishte qëlluar në shtëpi në momentin fatal.
Prokuroria kishte kërkuar dënim me burg të përjetshëm për vrasje të rëndë të shumëfishtë të kryer në mënyrë të paskrupullt. Sipas padisë nuk mund të bëhet fjalë këtu për vrasje në afekt por për një vendim të menduar gjatë dhe për një veprim egoist të dorasit.
Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe trupi gjykues. Por, si arsye për mosdënimin me burg të përjetshëm, ai ka përmendur përgjegjshmërinë e kufizuar të dorasit.
Ndër motivet që ka përmendur i akuzuari për vrasjet e kryera ka qenë pretendimi i tij se gruaja dhe vajza, sipas tij, kishin të dyja bashkë marrëdhënie intime me një burrë të huaj. Këtë pretendim të tij trupi gjykues e ka vlerësuar si të pabazë.
Nga ana tjetër, avokati ka pleduar për goditje vrasjeje të kryer në afekt dhe për këtë arsye ka kërkuar dënim më të ulët se tetë vjet burg.
———————–
Një shqiptar, sot 58 vjeçar nga Maqedonia, po përgjigjet para Gjykatës Penale në Schwyz për vrasje të rëndë të shumëfishtë. Procesi ka filluar sot (e hënë). Prokuroria e ngarkon atë për krimin e paskrupullt që ai e ka kryer në vitin 2011, në Einsiedeln, duke vrarë të bijën 24 dhe bashkëshorten 48 vjeçare.
Tragjedia ka ndodhur më 28 maj 2011. I akuzuari kishte qëlluar disa herë me revole në drejtim të të bijës dhe pastaj edhe të bashkëshortes. Vajza me atë rast kishte pësuar plagë vdekjeprurëse ndërsa gruaja, nga plagët e marra kishte ndërruar jetë më vonë në spital.
Pas këtij akti, shqiptari nga Maqedonia dyshohej se vrasjet i kishte kryer “në mbrojtje të nderit”. Por, sipas prokurorit të lëndës, në rastin e kësaj vrasje jebëhet fjalë për më shumë se një motiv.
Nga maji 2011 dorasi mbahet në burg. Ai ka pranuar që nga fillimi vrasjet e kryera, shkruan sfr.ch.
Përveç se për vrasje të shumëfishtë, të rëndë, ai akuzohet edhe për tentim vrasje. Gjatë procedurës së zhvilluar lidhur me dy vrasjet është konstatuar se ai donte të vriste edhe vajzën tjetër, thotë prokuroria.
Procesi gjyqësor kundër vrasësit të dyfishtë pritet të përfundojë brenda ditës së sotme, me ç`rast do të shqiptohet edhe dënimi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









