Maqedonia
Dënohet bullgari që u tall me tragjedinë e autobusit në Bullgari
Mësohet se Gjykata e Rrethit në Sofje sot e ka dënuar 34-vjeçarin S.B. me katër muaj burgim, me kusht nëse në tre vjetët e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, për shkak të komenteve të pahijshme për tragjedinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari.
Siç njofton AIM nga Sofja, kundër S.B. ishte ngritur aktakuzë për “nxitje të urrejtjes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas aktakuzës, S.B. më 23 nëntor të këtij viti, rreth orës 11:00 në një grup në rrjetet sociale ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes në baza etnike. Ai në përmbajtjen e publikuar ka shpërndarë edhe fotografi të autobusit të djegur në autostradën “Struma”.
S.B. nuk ka qenë i dënuar. Ai e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e Rrethit në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh.
Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi, njoftoi Prokuroria.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










