Integrimi
Dënohen se protestuan kundër dëbimit të një familjeje nga Kosova
Familja Komani nga Kosova ka hyrë në historinë e azilit në Austri.
Familja katëranëtarëshe nga Kosova ka marrë leje të përhershme qëndrimi jo vetëm për shkaqe humanitare, por edhe për shkak të guximit të qytetarëve që kishin protestuar kundër deportimit të planifikuar të saj.
Këta të fundit ishin shumica studentë vendës austriakë, të cilët këtë guxim janë duke e paguar shtrenjtë.
Sipas portalit austriak Derstandrat, ata pse morën pjesë tetorin e kaluar në një tubim në Vjenën tashmë janë dënuar nga policia austriake me nga 200 euro.
Policia autsriake arsyetohet se studentët kanë treguar sjellje të pamatura në publik, duke prishur rendin dhe qetësinë në bllokim të rrugëve të Vjenës.
Sipa tyre, ligjërisht ka shkelje administrative në përputhje me aktet policore dhe Kodin Rrugor.
Të Gjelbërit në Vjenë kanë shprehuar gatishmërinë t‘u ofrojnë të rinjve ndihmë ligjore.
Nikolas Kunrath, kryetar i Të Gjelbërve në Austri, ka thënë se gjatë protestës kundër dëbimit, policia më pas ka shqyrtuar edhe një herë rastin se a duhet të dëbohet familja nga Kosova. Dhe kjo është ekstrem cinik. „Në çdo rast është e pajustifkuar, ngase të rinjtë që kanë protestuar janë vendës të Austrisë“, ka thënë Kunrath.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












