Lajme
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Verdikti i Gjykatës së Qarkut, Togenburg për sipërmarrësit mashtrues të hortikulturës: Babai mund të qëndrojë, djali duhet të largohet nga Zvicra
Së fundmi, dy kosovarë, babë e bir, kanë dalë para Gjykatës së Qarkut, ndër të tjera për keqmenaxhim dhe mashtrim. Ata drejtonin një biznes hortikulturor në Toggenburg, transmeton albinfo.ch. Tani janë publikuar vendimet: djali duhet të mbajë burg efektiv dhe pas kësaj të largohet nga Zvicra ndërsa babai, jo.
Babai është kopshtar entuziast, por jo biznesmen. Ndërsa djali ka një arsim bazë komercial. Babai po ashtu ka shërbyer si kryetar i bordit drejtues, megjithëse nuk e kishte idenë se si i tillë do t’i duhej të ushtronte një funksion mbikëqyrës.
Këmbanat e alarmit duhet të kishin rënë që herët për babanë dhe djalin, është shprehur prokurori publik në seancën gjyqësore, e cila u zhvillua në mes të marsit në Gjykatën e Qarkut, Toggenburg. Megjithatë, dyshja vazhdoi të bënte biznes pa prishur rehatinë, shkruan tagblatt.ch. Të pandehurit akuzoheshin ndër të tjera për keqmenaxhim të shumëfishtë, mashtrim, falsifikim, mosmbajtje llogarie dhe përvetësim.
Aplikon për Kredinë Covid edhe pse AG ishte tashmë thellë në borxhe
Te kjo kompani ishte bërë e zakonshme që klientët të paguanin paraprakisht, por puna të mos kryhej. Babë e bir gjithashtu kanë lënë pa përgjigje procedurat e mbledhjes së borxheve të pazgjidhura. Në total, biznesi i tyre i kopshtarisë ka kaluar në zyrën e përmbarimit (Betreibungsamt) 170 herë, duke rezultuar në 36 certifikata humbje të pashlyera me një vlerë totale pak më shumë se 187,000 CHF.
Gjithashtu, djali kishte aplikuar për një hua të Covid prej 30 500 CHF, të cilën e përdori pjesërisht për qëllime private. Në fakt, ai nuk duhet të kishte aplikuar për këtë kredi, sepse kompania ishte tashmë e mbingarkuar me borxhe, që para shpërthimit të pandemisë.
Aktgjykimet tashmë janë shpallur me shkrim. Mund të thuhet: Babai ka shpëtuar fare mirë. Ai u shpall i pafajshëm për falsifikim, mashtrim dhe përvetësim kontributesh, trasnmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai u dënua me një dënim me kusht prej 17 muajsh, me një periudhë prove prej pesë vjetësh, për akuza të shumta për keqmenaxhim, mosmbajtje llogarie dhe për mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë.
Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 2000 CHF; janë zbatuar dy gjoba të mëparshme në total 96 tarifa ditore me një shumë totale prej 8,400 CHF. Veç këtyre ai duhet të paguajë dy të tretat e shpenzimeve procedurale prej 20,000 CHF. Dëbimi pesëvjeçar nga Zvicra, që kishte kërkuar prokurori publik, u hoq.
Djali u shpall fajtor për 18 nga 19 akuzat
Dënimi ka goditur shumë më rëndë djalin, i cili akuzohej nga prokuroria për të njëjtën sjellje të pahijshme si babai i tij, plus disa vepra të tjera. Ai u shpall fajtor për 18 nga 19 akuzat. Vetëm në një rast gjykata nuk ka konstatuar mashtrim. Ai u dënua me tre vjet e katër muaj burgim dhe pesë vjet dëbim nga vendi. Për veprat e mëparshme, ai ishte dënuar edhe me gjobë prej 120 tarifash ditore prej 70 frangash secila.
Ai duhet të shlyejë kredinë Covid prej 30,500 CHF – plus pesë për qind interes – për Kooperativën e Garancisë për SME-të Lindje-Jug, si dhe 35,000 CHF për disa kreditorë, trasnmeton albinfo.ch. Dhe: Sapo ta lejojnë rrethanat e tij financiare, ai do të duhet të paguajë edhe shpenzimet procedurale që arrijnë në 38,000 CHF.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












