Sport
Denis Markaj përfundimisht largohet nga FC Lugano
Ai gjatë këtij stinori do të luajë në skuadrën voduaze FC LE MONTS LS, anëtare e Challenge Ligës zvicerane
Mbrojtësi i djathtë i FC Lugano Denis Markaj, vetëm dy ditë para fillimit të pjesës së dytë të Kampionatit të sivjetmë futbollistik të Super Ligës zvicerane i thotë lamtumirë kësaj skuadre, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim Markaj ishte njëri nga më të merituarit për rikthimin pas trembëdhjetë vjetësh të FC Lugano, në elitën e futbollit zviceran.
Fanellën e këtij ekipi tiçinez Markaj e ka veshur tetëdhjeteshtatë herë. Edhe pse ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë, Markaj pesë herë është evidentuar në listën e golashënuesve .
Deri me ardhjen e trajnerit Zdenek Zeman asnjëherë nuk ka qenë në dilemë dhe i kontestuar aktivizimi i tij në njëmbëdhjetëshin e parë të Luganos.
Trajneri Zeman me origjine çeke pa thënë edhe arsyen më të vogël në Kampionatin e sivjetmë Markajn e ka angazhuar vetëm njëmbëdhjetë herë.
Mbrojtësi me origjinë nga Gjakova, Denis Markaj me të përfunduar Kampionati i vjetëm në Challenge Legaue të Zvicrës, pati lënë Luganon duke u rikthyer te FC AARAU.
Mirëpo ishin aksionarët e FC Lugano ata që e ndjenin nevojën për Denisin dhe pas bisedimeve me FC. Aarau u arrit marrëveshja që ai të mbetet në FC. Lugano.
Markaj, i pakënaqur me tretmanin e tij si dhe me pozitën aspak të volitshme në tabelën e klasifikimit të FC Lugano, vendos që përfundimisht të largohet nga kjo skuadër.
Ai gjatë këtij stinori do të luajë në skuadrën voduaze FC LE MONTS LS, anëtare e Challenge Ligës zvicerane. Në këtë Klub Markaj do ta gjejë edhe qendërsulmuesin e spikatur dhe ish- bashkëlojtarin e tij të dikurshëm Drilon Paçarizi.
Arif Ejupi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














