Dënime të merituara për “tre të dhunshmit e Munihut”
Fajtori kryesor, Mike B. është dënuar me 7 vjet burg, Benji D me 4 vjet dhe 10 muaj burg. dhe Ivan Z. me 2 vjet e 10 muaj
Tre të rinj nga rrethina e Cyrihut, të cilët vitin e kaluar, deri sa ishin në ekskursion në Munih, i kishin shkaktuar plagë të rënda një gjermani 46 vjeç, janë shpallur fajtorë sot nga një gjykatë e Munihut, shkruan Blick.ch.
Fajtori kryesor, Mike B. (18 vjeç) është dënuar me 7 vjet burg për tentim vrasjeje. Po kështu për tentim vrasjeje është dënuar shoku i të parit, Benji D. (18), i cili do të mbajë 4 vjet dhe 10 muaj burg. Më së lehti ka shpëtuar Ivan Z. I, (18). Ai është shpallur fajtor për veprën shkaktim i lëndimit të rrezikshëm trupor dhe për këtë i është shqiptuar masa e dënimit prej 2 vjet e dhjetë muaj burg.
Këto dënime duket të jenë relativisht të ulëta në krahasim me ato që ka kërkuar akuza dhe në krahasim me standardet e ashpra që praktikohen në Gjermani e veçanërisht në Bavari për vepra të tilla penale. Këtë vlerësim e jep edhe avokati mbrojtës i njërit nga të dënuarit. Për Mike B. prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg, për Benji D. 7 dhe për Ivan Z., 6 vjet heqje lirie.
Gjermani Wolfgang O. i cili kishte pësuar lëndime me rrezikshmëri për jetën, vazhdon të ketë pasoja shëndetësore nga sulmi i tre të rinjve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








