Shkurt.ch
Demonstruesit anti-WEF marshojnë nëpër Bernë
Qindra njerëz marshuan në qendër të kryeqytetit zviceran, Bernë, të shtunën pasdite në një demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Demonstrata, e thirrur nga disa grupe autonome të krahut të majtë, filloi para stacionit kryesor të trenit përpara se të lëvizte nëpër qendër të qytetit. Policia e Bernës, e cila nuk autorizoi marshimin, vëzhgonte nga afër, ndërsa flakët dhe bombat e tymit u ndezën.
Ndryshe nga një marshim i planifikuar në Davos javën e ardhshme nga ana e të rinjve të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, e cila planifikon të nxjerrë në pah çështje të tilla, si ndryshimi i klimës, marshimi i së shtunës ishte në kundërshtim me WEF dhe kapitalizmin në përgjithësi, shkruan Swissinfo, përcjell albinfo.ch.
“Lakmia e pafundme për fitim dhe fuqi që shihet në Forumin në Davos nuk ka kufizime”, njoftuan demonstruesit, qëllimi i të cilëve u shpall për të përmbysur sistemin kapitalist. “Lejo që klasa në pushtet të ndiejë zemërimin tonë”, ata shkruan në thirrjen për veprim.
Në vitet e fundit, tubimet në Bernë dhe gjetkë kanë kaluar relativisht paqësisht, duke përfshirë një tubim të madh në Cyrih në vitin 2018 për të protestuar ndaj vizitës së Donald Trump në Davos.
Për më tepër, në vitin 2003, për shembull, demonstratat kundër globalizimit u kthyen në dhunë.
Marshimi vjen vetëm një ditë pasi mijëra nxënës të shkollave të mesme organizuan greva dhe marshime në disa qytete zvicerane në një përpjekje për të nxitur veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











