Bota
Dëmet nga katastrofat natyrore në botë: 140 miliardë dollarë
Gjatë vitit 2019, si pasojë e katastrofave natyrore në gjithë botën kanë humbur jetën ose konsiderohen të humbur mbi 11.000 persona
Katastrofat natyrore së bashku me fatkeqësitë e shkaktuara nga njerëzit që kanë ndodhur gjatë vitit 2019 kanë shkaktuar dëme prej 140 miliardë frangash. Këtë vlerësim e ka bërë institucioni risigurues zviceran Swiss Re, thuhet në një raport të publikuar sot, shkruajnë mediat zvicerane.
Nga 140 miliardë dollarët e përmendur, 133 miliardë janë shkaktuar nga katastrofat natyrore, transmeton albinfo.ch. Më të rëndat nga to kanë qenë uraganet “Idai” dhe “Kenneth” në Mozambik dhe vendet përreth. Po ashtu edhe cikloni “Fani” në Indi dhe uragani “Dorian” në Bahama dhe SHBA hynë në mesin e katastrofave më të rënda natyrore që kanë ndodhur vitin që po shkon.
Një pjesë e madhe e dëmeve janë shkaktuar nga uraganet, valët e vapës, thatësira dhe përmbytjet, përcjell albinfo.ch. Sigurimet e ndryshme në botë janë detyruar të paguajnë rreth 56 miliardë dollarë në emër të kompensimit të dëmeve, shkran më tutje Swiss Re.
Gjatë vitit 2019, si pasojë e katastrofave natyrore në gjithë botën kanë humbur jetën ose konsiderohen të humbur mbi 11.000 persona.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, masa e kompensimit të dëmeve nga siguruesit ka qenë mesatarisht 75 miliardë dollarë. Shuma prej 56 miliardësh për rimbursimin e dëmeve të sivjetme, është dukshëm më e ulët se ajo e viteve të kaluara-
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












