Kosova

Delegacioni shtetëror i Kosovës demanton presidentin Thaçi

Bashkëkryesuesi i Delegacionit shtetëror të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka demantuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili përmes një komunikate për media nga zyra e tij, ka deklaruar se të gjithë anëtarët e Ekipit negociator gjatë takimit me delegacionin e lartë amerikan kanë shprehur gatishmërinë për suspendimin e taksës ndaj Serbisë dhe vazhdimin e dialogut. 

Ahmeti në reagimin e tij ka thënë se Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për  taksën, e as ai personalisht. 

“Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime të subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme”, shkroi Ahmeti në Facebook.