Shkurt.ch
Deklaratë integrimi për të huajt në Belgjikë
Belgjika do të kërkojë nga emigrantët të nënshkruajnë një deklaratë integrimi dhe pranimi të vlerave vendëse.
Emigrantët, të cilët nuk janë nga BE-ja dhe që dëshirojnë të jetojnë në Belgjikë, do të duhet të nënshkruajnë një deklratë për të pranuar vlerat lokale, në të kundërtën kërkesat e tyre për qëndrim do të refuzohen, ka thënë një zyrtar i qeverisë belge.
Një veprim i tillë përkrahësit e të drejtave të emigrantëve kanë frikë se ka për të nxitur disponimin kundër emigrantëve.
Parlamenti belg pritet të pranojë propozimin për të futur një “deklaratë për të ardhurit” në muajt e ardhshëm, sipas një zëdhënësi të sekretarit belg të Shtetit për Migrim dhe Azil, Theo Franken.
Njerëzit që vijnë në Belgjikë për më shumë se tre muaj do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë që përfshin detyrimin për të parandaluar ose të raportuar çdo përpjekje për të kryer “akte terroriste”.
Deklarata nuk do të zbatohet për azilkërkuesit dhe studentët, tha zëdhënësi.
“Shumë vijnë (në Belgjikë) nga vendet e vlerave të tjera”, tha zëdhënësi Laurent Franken Mutambi për Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Nëse ata duan të ndërtojnë jetën e tyre këtu në Evropë, ne nuk kemi asnjë problem me këtë, por duhet të nënshkruajnë një deklaratë që ata të pranojnë vlerat tona”.
Çështja e imigracionit dominon në gjithë Evropën që ka pranuar më shumë se një milion njerëz vitin e kaluar, refugjatë nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe rajonet e tjera.
Mutambi tha se shpërthimet vetëvrasëse të muajit të kaluar në Bruksel, që vranë 35 vetë, kanë përforcuar nevojën për një deklaratë për integrim. Një nga organizatat belge që punon me emigrantët ka kritikuar propozimin, duke thënë se diskriminon dhe promovon paragjykimet kundër emigrantëve.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










