Jeta në Zvicër
Definitive: Për pasaportën zvicerane duhet pritur dhjetë vjet
Dhoma e Kantoneve ka lëshuar pe, duke iu përshtatur Dhomës Nacionale. Me 22 vota pro, 20 kundër dhe një abstenim është vendosur që kriteri për natyralizim të jetë 10 dhe jo 8 vjet
Pas një zvarritjeje si pasojë e mospajtimit në mes të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës, sot është arritur pajtimi që koha e duhur për të bërë kërkesën për pasaportë zvicerane të jetë dhjetë vjet. Kësaj radhe pala që ka bërë kompromisin ka qenë Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës. Ajo deri në këtë vendim ka mbrojtur qëndrimin që për të fituar shtetësinë zvicerane, të huajve u mjaftojnë tetë vite qëndrimi në Zvicër. Njësoj sikur kjo dhomë mendonte edhe qeveria e vendit ndërsa Dhoma Nacionale këmbëngulte që ky afat të jetë dhjetë vite.
Sidoqoftë, në mbledhjen e mbajtur të enjten, Dhoma e Kantoneve ka lëshuar pe, duke iu përshtatur Dhomës Nacionale. Me 22 vota pro, 20 kundër dhe një votë të përmbajtur deputetët që përfaqësojnë kantonet dhe gjysmëkantonet e Zvicrës e kanë kaluar këtë ngërç dhe tash koha minimale për të kërkuar pasaportën zvicerane është 10 vjet. Deri më tash kjo ka qenë 12 vjet por krahas shkurtimit të kohës janë vendosur edhe disa masa ashpërsimi. Me të renë, kërkesën për shtetësi zvicerane mund ta bëjnë vetëm ata të huaj që tashmë kanë lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C). Deri më tash ky kusht nuk ka ekzistuar.
Me gjithë pajtimin që kanë arritur të dy dhomat, çështja rreth shtetësisë zvicerane do të shkojë edhe në konferencën unifikuese të të dyja dhomave. Ajo do të bëjë përpunimin e pikave që ende kanë mbetur të hapura lidhur me këtë temë.
Ndryshe, Qeveria Federale përmes ministres së resorit përkatës, Simonetta Sommaruga mbron qëndrimin se kriter për natyralizimin e të huajve nuk duhet të jetë koha e qëndrimit në Zvicër por kualiteti gjegjësisht shkalla e integrimit të tyre. Sommaruga ka bërë përpjekje edhe sot në margjina të mbledhjes së Dhomës së Kantoneve që të bindë deputetët të mbeten në qëndrimin për 8 vjet si kriter, shkruan sda. Ajo e ka bërë këtë kërkesë për faktin se zbritja në 8 vjet e propozuar nga qeveria ka qenë pjesë lehtësuese e pakos, në të cilën kriteret tjera për marrjen e shtetësisë janë ashpërsuar.
Krahasuar me vendet tjera perëndimore, Zvicra ka kriterin më të ashpër për fitimin e shtetësisë. Në Gjermani, pasaportën e vendit mund ta fitosh me tetë vjet qëndrim, në Itali me 5 vjet, në Austri me dhjetë vjet ndërsa në vendet skandinave nga 2 deri në 5 vjet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











