Shkurt.ch
Defekt në sistemin e kontrollimit të vizave Shengen
Qendra që bën verifikimin nuk mund t`i qaset në mënyrë automatike bankës së të dhënave të Zyrës Federale për Polici (Fedpol). Kjo mund të shkaktojë që të mos zbulohet fakti se ndaj një kërkuesi të vizës janë duke u zhvilluar hetime
Cilido person (nga shtetet e treta) i cili dëshiron që me një vizë Shengeni të udhëtojë për në Zvicër, do të detyrohet t`i nënshtrohet kontrollimit për rrezikshmërinë e tij. Por, në disa raste janë identifikuar mungesa në sistemin e verifikimit, shkruan sda.ch.
Qendra që bën verifikimin nuk mund t`i qaset në mënyrë automatike bankës së të dhënave të Zyrës Federale për Polici (Fedpol). Dhe kjo, në rastin më të keq mund të shkaktojë që të mos mund të zbulohet fakti se ndaj një kërkuesi të caktuar të vizës janë duke u zhvilluar hetime.
Aktualisht ende nuk dihet përse nuk funksionon qasja e automatizuar në bankën e të dhënave të policisë federale (Janus dhe Ipas) prandaj pritet që kjo të sqarohet. Fedpoli është duke punuar në një studim fizibiliteti lidhur me qasjen në bankat e përmendura të të dhënave.
Ndryshe, kërkesat për viza të Shengenit që sigurojnë hyrjen në Zvicër sot verifikohen edhe përmes sistemit nacional të ndjekjes Ripol, përmes sistemit informativ të SHengenit SIS, sistemit inmformativ të Migracionit Zemis dhe bankës së të dhënave të Interpolit për dokumentet e humbura dhe të vjedhura të identitetit.
Ata, emrat e të cilëve janë shkruar në sistemet e përmendura do të zbulohen dhe për pasojë, as sot nuk marrin viza.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM), gjatë vitit 2015 Zvicrës i janë bërë 486.197 kërkesa për viza Shengen. 33.296 nga këto kërkesa janë refuzuar. Numri i refuzimeve, gjatë vitit të kaluar ka qenë pak më i madh se një vit më parë. SEM nuk përmend arsyetimet për refuzimin e vizave të SHengenit.
Numri më i madh i kërkuesve të vizave bëhet nga kinezët dhe indianët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












