Integrimi
Dëbohet kosovari pas 23 vitesh qëndrimi në Zvicër: I papërmirësueshëm!
Në vendim thuhet se “interesi publik për kthimin e tij në vendlindje peshon më shumë se interesi i tij privat për të mbetur në Zvicër”
Edhe pse gati gjithë jetën e ka kaluar në Zvicër, Gjykata Administrative e Kantonit Thurgau e ka dëbuar kosovarin 26 vjeçar në vendin e tij të prejardhjes. Si Enti për Migracion ashtu edhe Gjykata, janë të mendimit se çfarëdo mase tjetër që do të ndërmerrej lidhur me të do të ishte e pa efekt.
Sjellja e tij jo e rregullt kishte rënë në sy qysh në shkollë, për çfarë kosovarit i ishte caktuar orar i veçantë mësimi kombinuar me orë praktike (zanat), shkruan thurgauerzeitung.ch. Por ai e kishte ndërprerë zanatin. Në vend të punës dhe shkollës ai kishte zgjedhur kryerjen e një sërë deliktesh si: vjedhje, prishje qetësie, tregti me heroinë…
Ka qenë viti 2006 kur Enti për Migracion i Thurgaut ia kishte shqiptuar vërejtjen e parë, transmeton albinfo.ch. Por kosovari atëbotë 17 vjeçar kishte vazhduar me delikte. Vjedhja e një veture dhe vozitja e saj me dokumente false, vjedhje, grabitje, plaçkitje me shantazhim… është e gjatë lista e palavdishme e veprimeve të tij. Veç kësaj ai ka refuzuar obligimin e punës gjatë mbajtjes së burgut, nuk e ka ndërprerë marrjen e metadonit (ilaç për lënien e drogës) etj.
Në vitin 2012 Gjykata e Kantonit Nidwalden e kishte dënuar atë për një sërë deliktesh me burg 2 vjet e gjashtë muaj dhe gjobë prej 1000 frangash. Pas këtij dënimi, Zyra për Migracion ia hoqi të drejtën e qëndrimit në Zvicër, vendim për ky të cilin kosovari bëri ankesë në Gjykatën Administrative, përcjell albinfo.ch. Pa sukses!
Sipas vendimit të gjykatës në fjalë atij i mungon vullneti për integrim dhe përshtatje rendit të këtushëm.
Ai ka ardhur në Zvicër në vitin 1992 duke iu bashkuar familjes si katërvjeçar dhe nuk ka treguar fare shenja të integrimit në rrethin shoqëror e kulturor të Zvicrës. Kështu, koha e gjatë e jetës në Zvicër nuk mund të jetë rrethanë lehtësuese për të, thuhet në vendimin e gjykatës.
Pastaj, pretendimi i mbrojtjes se atij duhet t`i caktohet një psikiatër nuk e ndryshon gjendjen. Trupi gjykues mendon se mundësia për përkujdesje psikiatrike ekziston edhe në Kosovë Veç kësaj ai e njeh mirë gjuhën dhe kulturën e vendit të tij të prejardhjes.
Përfundimisht në vendim thuhet se “interesi publik për kthimin e tij në vendlindje peshon më shumë se interesi i tij privat për të mbetur në Zvicër”. Dhe e gjithë kjo ka marrë epilogun e saj: kosovari është dëbuar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












