Integrimi
Dëbohet kosovari: Për të marrë pensionin, ka gënjyer se banon në Zvicër
Zyra për Migracion e ka shqyrtuar nëse leja e qëndrimit të përhershëm e saj duhej të trajtohej si e anuluar si rezultat i kalimit të tij për të jetuar në Kosovë. Për pasojë, në janar të vitit 2015 Zyra ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Zvicra
Një kosovar sot 60 vjeçar, në mars të vitit 1980 kishte ardhur në Zvicër ku kishte punuar si punëtor ndërtimtarie. Nga mesi i viteve `90 ai merr pension të invaliditetit. Dhe së bashku me mjetet e kompensimit për familjen, gruan dhe tre fëmijët, ai ka marrë nga 4450 franga në muaj, shkruan bote.ch.
Por në kuadrin e përtëritjes së lejes së përhershme të qëndrimit në zyrën civile në Lachen (kantoni Schwyz) ai ka bërë deklarime kontradiktore në lidhje me vendbanimin e së shoqes. Pastaj Zyra për Migracion e ka shqyrtuar nëse leja e qëndrimit të përhershëm e saj duhej të trajtohej si e anuluar si rezultat i kalimit të tij për të jetuar në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, në janar të vitit 2015 Zyra për Migracion ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Zvicra.
Ndërkaq kosovari e ka ndjekur më tutje rastin duke bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale. Por, në përfundim, gjykata në fjalë i ka dhënë të drejtë zyrës për migracion kështu që personi në fjalë duhet përfundimisht ta lëshojë Zvicrën.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









