Integrimi
Dëbohet kosovari pas 24 vitesh qëndrimi në Zvicër
Gjyqtarët e bënë të qartë se kosovari me 24 dënimet penale dhe administrative e ka shkelur në mënyrë të ndjeshme dhe të shumëfishtë rendin dhe sigurinë
Gjykata Federale e Zvicrës e ka vërtetuar me vendim përfundimtar vendimin që më parë e kishin marrë instanca të tjera që kosovari 42 vjeçar duhet të lëshojë Zvicrën. Zyra për Migracion e Kantonit të Schwyz-it ia ka hequr atij në tetor 2014 lejen e qëndrimit në Zvicër, shkruan Neue Luzerner Zeitung. Por, ai ka bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë, në Gjykatën Federale, e cila e ka hedhur poshtë atë, duke e cilësuar si “të pabazë”, transmeton albinfo.ch. Gjyqtarët e bënë të qartë se kosovari me 24 dënimet penale dhe administrative e ka shkelur në mënyrë të ndjeshme dhe të shumëfishtë rendin dhe sigurinë.
Ai kishte ardhur në Zvicër para 24 viteve në kuadër të bashkimit familjar. Në vitin 1994 është martuar me gruan me të cilën kanë bashkë tre fëmijë. Në periudhën 1994-2004 ndaj tij ishin ushtruar 14 dënime dhe fletarreste, shumica lidhur me delikte të komunikacionit. Përkundër faktit se atij i ishte shqiptuar një vërejtje nga Zyra për Migracion, ai në vend se t`i ndërpriste ai filloi të bënte delikte më të rënda.
Pas kësaj i erdhi edhe një vërejtje e dytë ndërsa tri vite më vonë zyra në fjalë konstatoi se u teprua dhe ia tërhoqi atij lejen e qëndrimit në Zvicër. Arsyeja për këtë ishte dënimi i tij për tri vepra penale të ndryshme, gjegjësisht përfshirja e kosovarit në delikte me drogë, ngacmime të rënda dhe pengim të punës së policëve. Kësaj i shtohen edhe borxhet prej rreth 83.000 frangash që i ishin grumbulluar atij deri në korrik 2014, përcjell albinfo.ch. Më tutje, familja e tij ka jetuar pjesërisht nga ndihmat sociale.
Të gjitha këto kanë bërë që veprimi i Zyrës Kantonale për Migracion të miratohet edhe nga qeveria e kantonit, pastaj nga Gjykata Administrative dhe së fundi, edhe nga Gjykata Federale.
Në vendim më tutje thuhet se dëbimi është i adekuat dhe i arsyetueshëm, edhe përkundër faktit se familja e tij vazhdon të jetojë në Zvicër dhe ai vetë ka jetuar këtu për 24 vite. Po ashtu, borxhet e tij të shumta dëshmojnë se integrimi i tij ekonomik në Zvicër ka qenë i pasuksesshëm dhe kërkimi i ndihmave sociale nga ana e tij do të mbetej edhe më tutje gjë e mundur.
Ndërsa ndarja nga gruaja dhe fëmijët, ndonëse goditje e rëndë në jetën familjare, është e drejtë pasi që ai vetë, me vetëdije e ka vënë në lojë jetën e tij familjare, transmeton albinfo.ch. Fëmijët e tij janë në moshën kur mund të mbajnë kontakt me babanë e tyre edhe nga largësia. Ndërsa ai e njeh mirë Kosovën dhe atje ka dy motra, përfundon arsyetimi i vendimit për dëbim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











