Lajme

Dëbimi i kriminelëve të huaj, SVP/UDC kundërsulmon

Siç kishte premtuar, SVP/UDC-ja nis sërish luftën e saj kundër iniciativës popullore të dytë në lidhje me dëbimin e kriminelëve të huaj. Koncesionet e bëra nga Këshilli Federal nuk janë të mjaftueshme në sytë e SVP/UDC-së.

SVP/UDC-ja ka nisur sërish të martën aksionin për të mbledhur nënshkrime kundër një iniciative të re popullore për dëbimin e kriminelëve të huaj.

Afati i fundit për dorëzimin iniciativës me 100.000 nënshkrime deri në 24 janar 2014 mund të lexohet në Fletoren Federale. Teksti, shumë i detajuar me titullin “Për një dëbim efikas të kriminelëve të huaj (iniciativë për zbatim të saj), kërkon një aplikim besnik të tekstit të parë të pranuar më 28 nëntor 2010 nga gati 53 për qind e votuesve.

Sipas SVP/UDC-së, aplikimi i saj është tejet i vonuar. Partia akuzon gjithashtu qeverinë, e cila nuk do t’i përmbahet në mënyrë rigoroze tekstit në fjalë, i cili parashikon dëbimin automatik të kriminelëve të huaj të dënuar për vepra penale të caktuara të rënda, të renditura në një listë të veçantë dhe këtë pavarësisht nga ashpërsia e dënimit të shqiptuar.

Presion mbi autoritetet

Autoritetet federale vazhdimisht shtynë zbatimin e këtyre dispozitave “duke vënë përpara justifikime të trasha”, ndërsa “kriminaliteti te të huajt është në rritje të vazhdueshme”, thotë e indinjuar partia e cila synon të mbajë presionin para se të fillojë punën Parlamenti.

SVP/UDC kërkon dëbimin automatik në vendet e tyre të origjinës të autorëve të huaj kriminelë që kanë kryer krime serioze (vrasje, vjedhje, përdhunim), qofshin shkelës të ligjit në mënyrë të përsëritur apo jo. Kërkesa duhet të godasë shkelësit famëkeq dhe të pakorrigjueshëm, të cilët kryejnë krime të përsëritura dhe që ndikojnë seriozisht në rendin dhe sigurinë publike (kërcënimet kundër autoriteteve, përleshje, lëndime të thjeshta).

Një përjashtim, megjithatë, dëbimi nuk mund të shqiptohet në rast se akti i kryer kishte qëllim të vetëm apo për ndonjë nevojë të falshme. Kjo iniciativë thekson se përmbajtja e saj ka përparësi mbi normat e së drejtës ndërkombëtare, të cilat nuk janë të detyrueshme.

E drejta ndërkombëtare

Normat e detyrueshme përmendën gjithashtu në mënyrë eksplicite (ndalimi i torturës, gjenocidi, lufta e skllavërisë, të agresionit dhe shtypjes në një shtet ku një person mund të jetë torturuar ose vrarë).

Si i tillë, teksti tregon se një referencë mund të pezullohet përkohësisht, por vetëm nëse ka një rrezik të trajtimit mizor çnjerëzor. Dëbimi mund të presë në rast se refugjati në fjalë vjen nga një shtet që keqtrajton atë. Por jo nëse ky shtet ka pranuar zyrtarisht sikur të jetë një vend i sigurt.

Vlefshmëria

Kancelarja federale ka konstatuar thjesht se iniciativa e dytë u përgjigjet zyrtarisht kërkesave ligjore. Ndërsa parlamenti do të votojë për vlefshmërinë e tekstit, kur ai do të paraqitet në versionin përfundimtar.

Dhomat federale nuk patën pranuar të zhvlerësojnë iniciativën e parë, edhe pse kjo çështje pati shkaktuar një tronditje. Për të kapërcyer problemet e përputhshmërisë me ligjet ndërkombëtare, një kundërprojekt ishte në përgatitje, por ai u hodh poshtë me votimin popullor.

Variantet

Dhe dilema vazhdon. Në fund të majit Këshilli Federal ka vënë në shqyrtim dy variante të aplikimit të iniciativës së parë. I pari ofron një dëbim automatik të të huajve që kanë kryer krime të dënueshme me një dënim prej më shumë se gjashtë muaj. Bëhet fjalë për veprimet që kanë të bëjnë me shkelje serioze të ligjit në lidhje me dhunime seksuale, me dhunë apo krime të tjera kundër pronës, gjithashtu me abuzime të sigurimeve shoqërore.

Automatizimi i dëbimit nuk zbatohet normalisht për personat të cilët kanë kryer një kundërvajtje të vogël. Këshilli Federal i ka dhënë gjithashtu mundësinë e përjashtimeve nëse dëbimi shkakton një situatë të patolerueshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Në të kundërtën, autorët të pastrehuar ose të përsëritshëm mund të kthehen për pesë vjet, edhe nëse ata dënohen me një dënim të lehtë.

Varianti i dytë, më i afërt me kërkesat e SVP/ UDC-së, parashikon një listë me vepra të cilat mund të çojnë deri në dëbim, siç janë vrasjet, përdhunimet, vjedhjet apo trafiku i drogës. Por edhe veprat më të vogla, siç janë plagosjet e lehta fizike, mund të përfshihen. Gjyqtarit do t’i duhet të shqiptojë dëbimin pavarësisht kohëzgjatjes së dënimit.

Dëbimi i planifikuar në variantin e parë respekton në një masë të madhe të drejtën ndërkombëtare. Kjo nuk vlen për variantin e dytë, që nënkupton një kthim pa përjashtim dhe pa marrë parasysh rrethanat individuale të personit të dënuar. Megjithatë, të dy variantet janë problematike në lidhje me marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave.