Shkurt.ch
Debat mbi instrumentalizimin e të kaluarës në shërbim të politikës
Në Universitetin e Bazelit mbahet debati mbi nstrumentalizimin e të kaluarës si mjet për mobilizim politik: përvojat e hidhura të Evropës Lindore dhe Ballkanit
Gjithandej në arealin postkomunist të Evropës Lindore dhe asaj Juglindore, kujtesa historike është instrumentalizuar në një mjet për mobilizim politik dhe për represion, shpeshherë kjo është bërë në kontekst të konflikteve të dhunshme dhe luftës.
Paneli do të shqyrtojë këtë çështje në rrafshin transnacional, krahasues dhe interdisiplinar. Përfaqësues nga Ukraina, Rusia dhe Kroacia do të shoshitin politikën e mobilizimit nacionalist në kontekstin e konflikteve të armatosura në rajonin post sovjetik dhe në Ballkan. Për më tepër, ata do të debatojnë lidhur me ndikimin e aktiviteteve të shoqërisë civile dhe të hulumtimeve të pavarura si mjete kundër instrumentalizimit politik të së kaluarës.
Debati do të mbahet të premten më 17 mars 2017 me fillim në orën 19.30 në Kollegienhaus të Universitetit të Bazelit. Në panel marrin pjesë:
- Dr. Vasyl Cherepanyn, Visual Culture Research Center, Kiev (Ukrainë)
- Prof. Dr. Alexey Miller, CEU and European University of St. Petersburg (Rusi)
- PD. Dr. Vjeran Pavlakovic, Universiteti i Rijekës (Kroaci)
Moderimin e bën PD. Dr. Carmen Scheide nga Universiteti i Bernës. Konferenca është organizuar bashkërisht nga swisspeace dhe Departamenti i Historisë i Universitetit të Bazelit. Nuk ka nevojë për regjistri paraprak. Për informacione shtesë mund të drejtoheni te: Cecile Druey ([email protected]).
Debati mbahet në gjuhën angleze.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2017
- Ora19:30
- LokacioniBazel
- Data e përfundimit27 Shkurt 2017 - 12:00
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









