Koronavirusi: çast pas çasti
Danimarka dhe Norvegjia hapin kufijtë për këto vende
Danimarka që mbylli kufijtë e saj në mes të marsit, gradualisht po heq kufizimet. Por, kjo nuk do të vlejë për disa vende të cilat kanë numër të lartë të personave të infektuar me COVID-19
Ministria e Jashtme daneze ka njoftuar sot se është vendosur një kufi prej maksimalisht 20 të infektuar rishtas për 100,000 banorë në javë, duke e bërë të pamundur që britanikët, irlandezët, maltezët, portugezët, rumunët dhe shumica e suedezëve të hyjnë në Danimarkë.
“Lehtësimi i paralajmërimeve të udhëtimit tregon se Danimarka dhe shumica e Evropës janë në një pozitë shumë më të mirë nga sa kishim shpresuar deri vonë”, tha ministri i Jashtëm, Jeppe Kofod, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ndalesa do të vazhdojë të ketë edhe për shtetin fqinj, Suedinë. Udhëtarët nga disa provinca suedeze do të jenë në gjendje të vizitojnë Danimarkën nën një dispozitë të veçantë për rajonin Nordik, i cili bazohet në shkallët e infeksionit rajonal.
Ndërsa Norvegjia, pritet që kufijtë e saj t’i hapë nga muaji korrik, përcjell tutje albinfo.ch.
Zona Shengen dhe Zona Ekonomike Evropiane do të kenë mundësinë të udhëtojnë për në Norvegji nga 15 korriku, nëse niveli i infeksionit vazhdon të mbetet i ulët.
Nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik është bërë e ditur se do të publikojë një listë të vendeve dhe rajoneve nga të cilat do të jetë e mundur të hyni në Norvegji deri më 10 korrik.
Kjo listë do të azhurnohet çdo dy javë dhe përqindja e personave të infektuar në numrin e përgjithshëm të popullsisë merret si kriter.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












