Koronavirusi: çast pas çasti
Dalin rezultatet e vaksinës së parë kundër koronavirusit
Moderna Inc.” njoftoi ditën e mërkurë se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusi krijon imunitet te të moshuarit, njësoj si te vullnetarët e rinj, duke ofruar shpresë që ajo do të jetë efektive dhe tek njerëzit që ishin më të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton COVID-19.
Kompania është një ndër kryesueset në garën për zhvillimin e vaksinës kundër virusit që deri në këto momente ka shkaktuar mbi 820 mijë viktima në të gjithë botën. Vaksina kandidate mRNA-1273 është në fazën e fundit të testimit te njerëzit.
Të dhënat e fundit nga një studim i Fazës I përfshin një analizë nga 20 persona që tregojnë se si vaksina ka reaguar tek më të vjetrit. Analiza shqyrtoi subjektet të cilëve iu ishte dhënë një dozë 100 mikrogramë në testimin më të gjerë të Fazës III.
Moderna tha se përgjigjet imune në personat e moshës midis 56 dhe 70 vjeç dhe mbi moshën 70 dhe ato nga 18 deri 55-vjeç ishin të ngjashme.
Zyrtarët shëndetësorë kanë qenë të shqetësuar nëse vaksinat kandidate do të funksiononin te të moshuarit, sistemi imunitar i të cilëve zakonisht nuk përgjigjet fuqishëm atyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












