Kosova
Daçiq: Formimi i ushtrisë së Kosovës do të krijojë shqetësime
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është deklaruar rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas formimit të ushtrisë.
Në një intervistë në “Tv Prva”, Daçiq ka thënë së pari se UNMIK-u nuk do të tërhiqet nga Kosova dhe se Kosova nuk do të bëhet anëtare e organizatës më të madhe policore Interpol.
Sipas tij, SHBA nuk do të ndërroj vendimin për njohjen e Kosovës, ndërsa shtoi se SHBA kanë ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut mes këtyre dy vendeve.
Në anën tjetër ai tha se formimi i ushtrisë, do të krijoj shqetësime të mëdha.
“Nga ana tjetër unë nuk pres të përfundojë kështu kur bëhet fjalë për të ashtuquajturën Ushtrinë e Kosovës. Nga ana tjetër shihni se reagimet janë të përmbajtura, por është e qartë se kjo do të shkaktojë shqetësime të mëdha”, ka thënë Daçiq, shkruan Albinfo.ch.
Sipas tij, formimi i ushtrisë do të gjejë mospajtim me anëtaret e NATO-s.
“Besohet se formimi i të ashtuquajturës ushtri në fazën e ardhshme do të gjendet në mospajtim në vendet anëtare të NATO-s, pasi kjo do të çojë në ndryshime në konfigurimin e pranisë së KFOR-it, e cila është paraparë me Rezolutën 1244”, tha Daçiq.
Gjithashtu Daçiq ka folur edhe për negociatat mes Kosovës dhe Beogradit në Bruksel.
Ai ka thënë se nuk duhet t’i ndalë askush negociatat dhe se as ministri Popoviq as dikush tjetër nuk mund të dalë me qëndrime pa u konsultuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Është e sigurt se Serbia nuk ka të drejtë të ndërpresë marrëveshjet e Brukselit. Serbia duhet të jetë konstruktive dhe të bëjë përpjekje maksimale për të udhëhequr dialogun, por ka kufijtë e saj që nuk mund të kalohen, që do të thotë se nëse nuk ka marrëveshje dhe kompromis dhe dëshirë për kompromisi, Serbia kurrë nuk do të jetë nën presion për të njohur Kosovën”, ka thënë Daçiq.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













