Shqipëria
Cyrihu miraton postulatin e asamblistit shqiptar për ndihmë Shqipërisë
Postulati, bartës i të cilit ishte Pëparim Avdili dhe qe bërë në mbledhjen e asamblesë në fillim të dhjetorit, parashihte një ndihmë prej 100 mijë frangash, për të cilën duhej të vendoste qeveria
Postulati i paraqitur nga asamblisti i parë me rrënjë shqiptare në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili, (FDP) është kurorëzuar sot me sukses. Kërkesa zyrtare e iniciuar nga ai dhe një deputete tjetër e FDP-së (Corina ursprung) që Qeveria e Cyrihut të ndajë një ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, është miratuar me shumicë të madhe votash: 91 pro dhe 29 kundër. Postulati qe mbështetur nga 9 asamblistë të tjerë të FDP-së.
Siç thotë z. Avdili në një prononcim për albinfo.ch, “vetëm asamblistët e SVP-së dhe ata të GLP-së (Të Gjelbrit Liberalë) kanë votuar kundër.
Postulati qe bërë në mbledhjen e Asamblesë në fillim të dhjetorit dhe ai parashihte një ndihmë prej 100 mijë frangash, për të cilën duhej të vendoste qeveria.
Në tekstin e kërkesës është përshkruar gjendja në Shqipëri pas tërmetit dhe është vënë theksi te lidhjet ndërnjerëzore dhe institucionale në mes të Zvicrës dhe shqiptarëve. Po ashtu është përmendur fakti se Zvicra dhe qytetarët zviceranë si dhe, sigurisht, shqiptarët e Zvicrës, janë mobilizuar që nga dita e parë për të ndihmuar Shqipërinë e goditur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore.
Në tekstin e postulatit, veç tjerash thuhet:
I bëjmë lutje Këshillit të Qytetit që të shqyrtojë mundësinë që qyteti i Cyrihut në kuadrin e ndihmave humanitare mund të sigurojë një mbështetje financuare prej 100 mijë frangash për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Kjo shumë do të duhej të merrej në konsideratë për vitin buxhetor 2020.
Arsyetimi: Më 26 nëntor 2019 Shqipërinë dhe regjionet përreth i goditi një tërmet i shkallës 6.4. Përmasat e shkatërrimit janë të mëdha. Tërmeti dhe pasdridhjet gjatë ditëve në vijim u kanë marrë jetët dhjetëra vetave, ka pasur mbi 600 të lënduar, ndërsa qindra ndërtesa banimi dhe objekte të tjera janë të shkatërruara. Në qytetin port të Durrësit, me mbi 110.000 banorë, shumë banesa janë të pabanueshme, për ç`arsye me mijëra njerëz detyrohen të kalojnë natën në tenda ose në vetura. Dimri ka filluar edhe në Shqipëri”, shkruan më tutje Avdili në postulatin të cilin e ka në dorë albinfo.ch.
Pasi përkujton edhe gjendjen e përgjithshme jo të mirë sociale në Shqipëri, parlamentari i Cyrihut thotë se njerëzit atje janë të varur nga ndihmat e jashtme.
Më tutje ai vendos theksin te lidhjet e shumta njerëzore që janë krijuar në mes të zviceranëve dhe shqiptarëve. Prandaj qyteti i Cyrihut me një shumë që parashihet për raste të tilla mund t`i bashkohet kontributit të përmendur. Kjo shumë do t`u jepej në menaxhim ndonjërës nga organizatat zvicerane, thuhet në tekstin e postulatit që Përparim Avdili, i ka drejtuar qeverisë së qytetit të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













