Integrimi
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
Ai ka realizuar një video promovuese, në të cilën "takohet" me vetë James Bondin, në një bar me smoking, ku bën një dolli dhe pi një martini vodka
Kandidati i FDP-së për një vend në Parlamentin e Zvicrës në zgjedhjet që mbahen më 22 tetor, Përparim Avdili, njihet për prezantimet e tij jokonvencionale gjatë fushatave zgjedhore, shkruan albinfo.ch. Kështu, në zgjedhjet federale, vite më parë ai pati bërë bujë me një video, në të cilën Avdili votuesve u drejtohej në gjuhën shqipe.
Në fushatën për zgjedhjet aktuale ai ka bërë edhe një paraqitje interesante: “Ka ftuar për ndihmë” James Bondin, heroin më të njohur të filmave me spiunë.
Përparim Avdili, i cili përveç asamblist i qytetit të Cyrihut, është edhe kryetar i FDP-së së Cyrihut, ka realizuar një video promovuese, në të cilën “takohet” me vetë James Bondin, në një bar me smoking, ku bën një dolli dhe pi një martini vodka.
Kur punonjësi i lokalit e pyeti nëse preferonte pijen e tij të tundur apo të trazuar (“panaschiert”, siç quhet një praktikë zgjedhore në Zvicër), Avdili u përgjigj: “Mundësisht të kumuluar. Bën edhe të `panashuar`”, shkruan blick.ch.
Me këtë variacion të citatit ndoshta më të famshëm të James Bond-it, ai aludon për votimin me lista, në të cilat votuesi mund të shkruajë emrin e një kandidati në të për herë të dytë (kumulim) ose ta përziejë atë me lista të tjera (panashim).
“Unë jam një fans i madh i James Bondit. Ai është një person që merret me misione pothuajse të pamundura me shumë sharm dhe simpati. Unë bëj të njëjtën gjë dhe dua të shkoj në Bernë me elegancë dhe klas”, thotë Avdili, përcjell albinfo.ch. Këtë ide ka dashur ta përcjellë me videon.
Politikani i Cyrihut për këtë video ka angazhuar një imitues të James Bondit, aktorin zviceran, Martin Langanke.
Avdili thotë: “Falë komitetit tim të madh (zgjedhor) me mbi 300 anëtarë, marr mbështetje të vazhdueshme, transmeton albinfo.ch.
E njëjta gjë vlen edhe për xhirimin e videos. Një mik nga Winterthur pati idenë për angazhimin e imitatorit, sepse ai punon me ‘James Bondin’.
Një ish-kolege shkolle e politikanit të FDP-së më në fund e mbështeti me idenë spontane brenda një kohe shumë të shkurtër përmes agjencisë së saj, duke i siguruar skenarin dhe xhirimin e videos.
Me gjithë fushatën elektorale të stilit të agjentëve sekretë, zgjedhja e tij në Bernë nuk duket të jetë një mision i lehtë për Avdilin. “Situata ime fillestare dihet. Nga vendi i 15-të në listë, zgjedhja në Bernë nuk është diçka e lehtë. Por, gjithçka është e mundur”, thotë Avdili.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit















