Shkurt.ch
CVP: nuk ka para për shtetet që ndjekin të krishterët
Në shënjestër të CVP-së me këtë rast janë shtetet si Egjipti, Pakistani dhe Afganistani

Partia Kristiane Popullore e Zvicrës (CVP) është shprehur që vendeve të cilat persekutojnë të krisheterët, t`u ndërpriten ndihmat për zhvillim.
Deputetja e kësaj partie në Parlamentin Nacional Elisabeth SchneiderSchneiter ka thënë para medieve në Bernë se “Zvicra nuk mund të ndihmojë financiarisht shtetet që shkelin me këmbë të drejtat e pakicave”.
Në shënjestër të CVP-së me këtë rast janë shtetet si Egjipti, Pakistani dhe Afganistani.
Përmes një konference shtypi, CVP ka shprehur qëndrimin e saj kundër disa raporteve në medie dhe disa OJQ-ve të cilat pohonin se ndihmat për zhvillim janë me rëndësi për shkakun se ato parandalojnë një radikalizim të ri në ato vende.
Megjithatë, CVP kur flet për ndërprerje të ndihmave, mendon vetëm për paratë për zhvillim që sot Zvicra u paguan në mënyrë të drejtpërdrejtë shteteve të përmendura. Ndërkohë, Zvicra duhet të bashkëpunojë me shoqëritë civile dhe me bashkësitë e krishtera të atyre vendeve si dhe të realizojë projekte për forcimin e të drejatve të grave dhe të drejtave të njeriut.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Ai nuk është vetëm shprehje e historisë...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz