CVP humb vendin e vetëm në Qeveri, Të Gjelbrit e fitojnë atë
Zgjedhjet për Qeverinë kantonale të Cyrihut kanë sjellë ndryshime në përbërjen e kësaj qeverie. Në vend të Hans Hollenstein nga CVP (Partia Kristiane Popullore), është zgjedhur Martin Graf nga Partia e Gjelbër.
Holenstein detyrohet të braktisë postin e tij pas gjashtë vitesh pune në qeverinë e kantonit dhe me humbjen e tij, partia CVP nuk do të jetë e përfaqësuar më në Parlament, shkruan portali drs.ch. Ndërkaq të gjelbrit, pas një pauze 4 vjeçare hyjnë sërish në qeveri.
Partia Socialdemokrate ka arritur ti ruajë dy vendet e saj në qeveri, duke fituar një qeveritar të ri, Mario Fehr, i cili ka marrë vendin e bashkëpartiakut të tij, Markus Notter që ishte tërhequr paraprakisht nga rikandidimi.
Mario Fehr madje, ka fituar me rezultatin më të lartë në këto zgjedhje, duke mbledhur votat e 137035 vetave. Pas tij vjen Thomas heiniger nga FDP me 134061 vota.
Ashtu siç ishte pritur, në këto zgjedhje ka pasur ndikimin e tij i ashtuquajturi “Efekti Fukushima”. Si reflektim i krizës atomike në Japoni, është shënuar një ngritje e rezultateve të partive të gjelbra.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










