Kosova
E çuditshme: Më shumë votues se banorë në Kosovë
Në listën e votuesve të KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë. Kjo po e habit edhe kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi.
Krasniqi në një intervistë për KosovaPress thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milion e 795 mijë banorësh dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencialë, që janë diku përafërsisht prej 1 milion e 800 mijë votuesish, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.
Edhe pse ka marrë parasysh numrin e diasporës, sipas tij, ka një shifër më të madhe të listës së votuesve në krahasim me popullsinë rezidente në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor 2018.
Ndërsa, në bazë të të dhënëve të KQZ -së për zgjedhjet e fundit të vitit 2017, numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 888 mijë e 59, me një pjesëmarrje në zgjedhje 779 mijë e 729 votues, ose 41.3%.
Alarmante për kryeshefin e ASK-së, Isa Krasniqi, është rënia e numrit të popullsisë në Kosovë.
Krasniqi thotë se numri i banorëve po bie në vazhdimësi në bazë rënies së lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigrimit të popullsisë.
Ai thotë se për këtë trend të rënies, kanë alarmuar të gjitha institucionet e Kosovës, sepse nëse vazhdohet kjo rënie, në dekadat e ardhshme Kosova mund t’i ketë edhe më pak se 1 milion banorë.
Në pjesën tjetër të intervistës, Krasniqi flet edhe për tema të tjera, siç janë, tregtia e jashtme, raportet tregtare, për GDP-në, për shkallën e papunësisë dhe çmimet e produkteve, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











