Koronavirusi: çast pas çasti
Evropa po “sheh dritë me sy” pas pandemisë
Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet.
Vdekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënën në Spanjë, megjithëse autoritetet paralajmëruan mbi një shtrembërim të mundshëm të shifrave nga një raportim më i ngadalshëm gjatë fundjavës.
Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera vdekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i vdekjeve në 13 ditë, ndërsa shifra totale llogaritet mbi 13 mijë që kur pandemia goditi vendin.
Po kështu edhe numri i infeksioneve të reja të regjistruara ishte më i ulti në dy javë. Spitalet njoftuan se ritmi i pacientëve që vijnë në repartet e urgjencës po bie, duke i dhënë një lehtësim shumë të nevojshëm punonjësve të mjekëve e mbingarkuar. Ndërkohë Italia ka shënuar nivelet më të ulëta në numrin e viktimave të raportuar prej më shumë se dy javësh dhe trajektorja e infeksionit duket se po shkon më në fund drejt rënies. Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, tha të dielën se ishin regjistruar 525 raste vdekjesh në një hark kohor prej 24-orësh që nga e shtuna në mbrëmje. Kjo është shifra më e ulët në vend prej 19 marsit, kur u njoftuan 427 raste vdekjesh.
Por optimizmi u shua disi nga rritja e numrit të të vdekurve në Britani. Nga ana tjetër kryeministri i Britanisë Boris Johnson vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë pavarësisht shtrimit mbrëmë në spital. Zyra e tij tha se ky hap u morr për të qenë të kujdesshëm pas prekjes së zotit Johnson nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











