Maqedonia
Çmimet e roaming-ut ulen nga fillimi i korrikut
Një minutë bisedë telefonike në roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku këtë vit do të kushtojë 3 denarë.
Çmimi për thirrjet hyrëse roaming do të jetë 2,5 denarë ndërsa shërbimet e internetit do të kushtojnë 2,5 cent për megabajt.
Në korrik të vitit 2020, çmimet do të ulen në mënyrë shtesë për 1,5 denarë.
Mesazhet në rajon do të paguhen rreth 3,5 denarë ndërsa mesazhet hyrëse do të jenë falas. Këto janë çmimet më të reja të roamingut mes vendeve si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria, të cilat operatorët e telekomunikacionit duhet t’i respektojnë, raporton alsat m, përcjell albinfo.ch.
“Tashmë nuk është çështje e vullnetit të mirë siç ishte deri më tani. Edhe deri më tani, kishte bisedime me operatorët edhe në nivel evropian ku euro-komisarja Marija Gabriell mbajti shumë takime me operatorët, por vërejtëm se ata ishin të nxitur t’i ulin çmimet, por në bazë të vullnetit të mirë, asgjë nuk ndodhi. Kështu që, ne i imponojmë këto masa rregullatorëve dhe ata obligohen t’i respektojnë”.- theksoi Sasho Dimitrioski, drejtor i AKE.
Nga operatorët e telekomunikacionit VIP dhe Telekomit të Maqedonisë shprehen se nga rregullatori, në këtë rast Agjencia për komunikime elektronike, deri më tani nuk kanë marrë udhëzime për veprim. Megjithatë, paralajmëruan se do t’i respektojnë rregullat e reja.
“Do ta respektojmë do vendim që do të merret nga Qeveria dhe rregullatori jonë në pajtim me mundësitë teknike për zbatimin në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor”.- kanë deklaruar ata, përcjell albinfo.ch.
“Presim informacionin zyrtar nga Ministria dhe Rregullatori lidhur me marrëveshjen në Samitin digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd dhe si çdoherë, do të veprojmë sipas akteve ligjore”, janë shprehur nga Telekomi i Maqedonisë
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje rajonale ishte parakusht nga KE për fillimin e procedurës për shfuqizimin e roamingut dhe me vendet e BE-së, ka thënë ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, i cili para një jave nënshkroi marrëveshjen për shfuqizimin e roamingut me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kjo do të harmonizohet, ndërsa kishte dyshime lidhur me afatet kohore në disa vende, për këtë deri në moment të fundit nënshkrimi i marrëveshjet ishte në pikëpyetje. Kishte ankesa normale nga operatorët, që normalisht kërkonin anulimin e zbatimit”, theksoi Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administrates.
Kah mesi i vitit 2021, shërbimet e roamingut në rajon do të jenë falas apo do të tarifohen sikur brenda vendit.
Plani është që edhe para hyrjes së Maqedonisë në BE, shërbimet e roamingut me vendet anëtare të mos paguhen. Çmimet momentale që i paguajnë qytetarët janë 14 denarë për thirrje nga vendi dhe 4 denarë për një minutë nga jashtë, gjegjësisht nga vendet e rajonit. Mesazhet janë afro 5 denarë ndërsa 1 megabajt internet kushton rreth 15 denarë.
E-Diaspora
-
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të... -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














