Clinton e takon Jahjagën dhe e siguron për sovranitetin e Kosovës

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka takuar në Washington presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe bashkë me të ka nënshkruar edhe një marrëveshje për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Pasi foli për rëndësinë e marrëveshjes, Hillary Clinton, ka përsërit mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
“Presidenti Barack Obama dhe unë, jemi të përkushtuar për të garantuar se e ardhmja që Kosova po përpiqet të ndërtojë do të ketë rëndësi të madhe në radhë të parë për popullin e Kosovës, por dhe për të gjithë rajonin”, ka Clinton.
Ajo ka deklaruar se shpreson që vendimi i javës së kaluar i Bashkimit Evropian të hapë rrugën për integrimin e Kosovës në BE, raporton Zëri i Amerikës.
Presidentja Jahjaga e quajti marrëveshjen e nënshkruar në Departamentin e Shtetit një akt të fuqishëm simbolik që flet për marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas Zërit të Amerikës, Jahjaga ka theksuar se Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar kurdoherë pranë Kosovës.
“Qëndrimi ynë, është ndërtimi i marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët. Kosova, tha ajo, është vend i ri me një histori të gjatë dhe ka një trashëgimi të pasur kulturore”, ka deklaruar ajo.
Presidentja e Kosovës ndodhet në Washington për një numër aktivitetesh. Të enjten, Jahjaga do të marrë pjesë në përurimin e një nisme të re të Sekretares Clinton për të shtuar numrin e grave në shërbimin publik dhe në udhëheqjen politike të të gjitha niveleve.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?