Bota
Çka solli takimi Biden-Putin
Ata ranë dakord të fillojnë bisedimet për stabilitet strategjik dhe sigurinë kibernetike

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin i dhanë fund takimit mes tyre me komente pozitive për bisedimet, megjithëse mbeten dallime të qarta në qëndrimet e tyre.
Gjatë takimit u shkëmbyen kortezi diplomatike, siç e pohoi Presidenti Biden: “Toni i takimeve që vazhduan më duket për katër orë, ishte i mirë, pozitiv,” tha zoti Biden.
Këtë përshtypje shprehu edhe homologu rus: “Ishte një diskutim shumë konstruktiv,” tha udhëheqësi rus, Vladimir Putin, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ata ranë dakord të fillojnë bisedimet për stabilitet strategjik dhe sigurinë kibernetike.
“Fakti që kemi thyer praktikën e ndëshkimit të ndërsjellë dhe të ngushtimit të sferës së marrëdhënieve diplomatike ka rëndësi. Të dyja palët përfitojnë. Por vetëm e ardhmja do të tregojë nëse ka pasur arritje konkrete dhe ndryshime në qëndrimin e rusëve,” thotë analisti Cyrus Newlin.
Edhe pas takimit, mbeten mospajtime të dukshme, si për shembull lidhur me Ukrainën ku në pjesën lindore prej vitesh vazhdon konflikti mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
“Shpreha mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës,” tha zoti Biden.
Ukraina kërkon anëtarësim në NATO, gjë që Moska ka thënë se nuk do ta pranojë.
Presidenti Biden foli për mbështetjen për të drejtat e njeriut, duke veçuar aktivistin opozitar rus, Aleksei Navalni, i cili dergjet në burg.
Zoti Putin reagoi me mospërfillje ndaj kritikave se Moska shtyp disidentët politikë dhe solli si shembull protestat me thirrjet për drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara. Ai mbetet sfidues përballë kritikave lidhur me Navalnin.
“Navalni u kthye në Rusi me një sjellje që tregoi qartë se synonte të arrestohej,” tha zoti Putin.
Presidenti Biden e bëri të qartë se ai dallon nga pararendësi, Donald Trump, i cili në 2018 mbajti anën e udhëheqësit rus, Putin dhe jo të shërbimeve të zbulimit që fajësuan Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.
“Presidenti Putin e mohoi me shumë forcë dhe këmbëngulje këtë akuzë,” tha në atë kohë Presidenti Trump.
“E bëra të qartë se nuk do të tolerojmë përpjekje për të dhunuar sovranitetin tonë demokratik apo për të destabilizuar zgjedhjet tona demokratike. Do të përgjigjemi,” tha Presidenti Biden.
Presidenti Biden gjithashtu paralajmëroi udhëheqësin rus se do të ketë kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike.
“Presidenti Biden do të tregohet i kujdesshëm që çdo përgjigje të jetë proporcionale, duke pasur parasysh që Rusia nuk është thjesht një fuqi kibernetike, por shumë e aftë në këtë fushë pasi ka aftësinë të bëjë dëm të madh tek kapacitetet amerikane,” thotë analisti Newlin.
Presidenti Biden u kthye menjëherë në Uashington pas bisedimeve me udhëheqësin rus, duke përmbyllur një javë të gjatë takimesh që u përqendruan tek rindërtimi i marrëdhënieve transatlantike.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor