Maqedonia
Çka ju lejohet të keni me vete kur të hyni në Maqedoni?
Çfarë duhet të dinë mërgimtarët kur të shkojnë në Maqedoni dhe çka ju lejohet në kufi

Tani gjatë verës një numër i madh i mërgimtarëve pritet të shkojnë në Maqedoni për pushime.
Por, çka lejohet të marrin me vete mërgimtarët kur shkojnë në Maqedoni. Shumën më të madhe se 10.000 euro gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar udhëtari duhet në mënyrë të obligueshme ta paraqesë tek organet doganore. Posedimi i parave efektive të huaja mbi 10.000 euro dhe 120.000 denarë ndalohet. Lirshëm valuta të huaja efektive deri në 10.000 euro për person mund të posedojnë personat jorezidentë në RM.
Nëse nxjerrin para të huaja efektive mbi 10.000 euro në mënyrë të obligueshme jepet në shqyrtim vërtetimi me shkrim në të cilin është evidentuar shuma gjatë hyrjes nga organi doganor, përcjell albinfo.ch.
Në drejtim të qarkullimit më të shpejtë të pasagjerëve në vendkalimet kufitare është vendosur kanal i gjelbër për ata të cilët nuk kanë mall për të paraqitur i cili u nënshtrohet taksave doganore. Nëse kanë diçka për të paraqitur përdoret “kanali i kuq” në të cilin paraqitet gjithçka që mban pasagjeri me vete dhe në të a.q. procedurë të shkurtuar doganore doganohet malli vlera e së cilit nuk tejkalon 800 euro në kundërvlerë denari.
Çdo pasagjer në Maqedoni përveç bagazhit personal dhe barërave për përdorim personal, lirshëm mund të fusë deri në 200 cigare (apo 50 puro apo 250 gramë duhan). Personat minorenë nën 18 vjeç nuk mund të fusin alkool dhe përpunime të duhanit, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Gjatë hyrjes udhëtarit i nevojiten leje të veçanta për kafshë të gjalla, lëndë të para me origjinë të kafshëve, kafshë shtëpiake dhe për bimë.
Ndalesë ekziston për armë dhe municion, substanca të palejuara, materie helmuese dhe të dëmshme, si dhe për mallin e falsifikuar apo pirateri. Qytetarët të cilët kthehen në Maqedoni lirshëm mund të fusin mall të natyrës jokomerciale në vlerë prej 350 euro, me ç’rast nuk përjashtohen pijet alkoolike, duhani i përpunuar, parfumet.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor