Lajme
Çka është e rëndësishme po aq sa pagat në punë?
Angazhimi i punonjësve është i rëndësishëm për suksesin e individit, kompanisë dhe klientëve

Inflacioni i lartë, rritja e kostove të ushqimeve, gazit dhe thuajse çdo gjëje tjetër, si dhe rritja e normave të interesit, e kanë bërë thuajse të pamundur për çdo njeri në botë të krijojë familje apo të blejë një shtëpi.
Kjo situatë i ka bërë njerëzit të ndihen në ankth apo të stresuar për situatën ekonomike të vendit.
Pas valës së pushimeve nga puna në kompani të ndryshme në botë, punonjësit e mbetur u detyruan të kryenin punë shtesë, duke qenë se kolegët e tyre u pushuan dhe sipërmarrjet ndalën punësimet. Përballja me stresin dhe presionin e vazhdueshëm shkakton burnout, lodhje, ankth, depresion dhe probleme të tjera në shëndet.
Simptomat e zakonshme të burnout janë lodhja fizike, emocionale dhe mendore, zvogëlimi i produktivitetit, ndjenja e cinizmit dhe shkëputjes nga puna, si dhe mungesa e motivimit, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Por ka edhe simptoma që lidhen me stresin, si dhembje koke ose dhembje kronike, ndjesia e të qenët të mbingarkuar, të palumtur apo të pakënaqur në punë dhe zhvillimi i depresionit dhe ankthit që lidhen me punën.
Sipas raportit “State of Work-Life Wellness” 2024 të Gympass, një platformë për mirëqenien në korporatë, 93% e punonjësve e vlerësojnë mirëqenien e tyre po aq të rëndësishme sa paga, me një rritje prej 10 pikësh krahasuar me një vit më parë.
87% e punonjësve do të merrnin në konsideratë të jepnin dorëheqjen nga një organizatë, nëse ajo nuk do ta vinte theksin te mirëqenia e punonjësve të saj.
Në lidhje me punëkërkuesit, 96% deklaruan se do të merrnin në konsideratë vetëm kompani që i japin rëndësi mirëqenies së punonjësve.
Drejtuesit duhet të kuptojnë se për të qenë konkurrues dhe tërheqës, për të rekrutuar dhe për të mbajtur talentet më të mira, duhet t’i japin përparësi mirëqenies së punonjësve.
“Gjatë kësaj kohe kur punonjësit ndihen më të rraskapitur se kurrë, është e qartë se mirëqenia e tyre nuk është e negociueshme sot për forcën e punës globale dhe rëndësia e saj është rritur në mënyrë të konsiderueshme nga viti në vit”, deklaroi Lívia de Bastos Martini, drejtuese në Gympass, në një intervistë nëpërmjet email.
“Të dhënat e bëjnë më të qartë se kurrë, se punonjësit janë më produktivë kur ndihen mirë dhe kërkojnë vazhdimisht mjedise që i lejojnë ata të kenë sukses”.
Çfarë ndodh kur punonjësit “vuajnë”
Angazhimi i punonjësve është një term i përdorur për të vlerësuar përfshirjen e tyre në një kompani. Ai mat nxitjen, pjesëmarrjen, motivimin dhe angazhimin e një punonjësi.
Angazhimi i punonjësve është i rëndësishëm për suksesin e individit, kompanisë dhe klientëve.
Nëse punonjësit janë të lumtur dhe investojnë në kompani, njerëzit do ta vënë re. Klientët do të kuptojnë se kompania juaj dhe punonjësit e saj angazhohen.
Në të kundërtën, nëse punonjësit janë të pakënaqur, kjo do të reflektohet në rezultatet e kompanisë.
Punonjësit që nuk angazhohen, nuk kanë një lidhje të ngushtë me punën e tyre, gjë që mund të çojë në rënie produktiviteti. Ata thjesht po kalojnë kohë në punë.
Duke i dhënë përparësi mirëqenies së stafit dhe duke i ofruar burime të përshtatshme, ju mund të zvogëloni rrezikun e burnout, duke e ndihmuar atë të ketë një raport më të shëndetshëm me punën.
Drejtuesja e Gympass theksoi:
“Punonjësve të cilëve u jepen mjete për t’i dhënë përparësi mirëqenies së tyre janë më të angazhuar, produktivë dhe priren të qëndrojnë në kompaninë ku punojnë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë Pas mbylljes së një kapitulli në Gjermani, kori i Kosovës do të dhuroj spektakë në Greqi,...
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
-
Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë