Bota
Cili është vendi më i mirë për refugjatët në botë
Emigrantët vunë theksin në tri kategori të ndryshme: ekonomia, përvoja dhe familja
Singapori është vlerësuar si vendi më i mirë në botë për emigrantët për të katërtin vit me radhë.
Rezultatet janë bazuar në anketën vjetore të HSBC të Expat Explorer, një studim global i përfunduar nga 22.318 emigrantë në 163 vende të ndryshme.
Emigrantët vunë theksin në tri kategori të ndryshme: ekonomia, përvoja dhe familja. Singapori erdhi në radhë të parë, duke u bërë kështu një nga ishujt më me ndikim dhe me një nivel të lartë ekonomik.
Sipas anketës, afërsisht 47 për qind e të anketuarve thanë se u shpërngulën në Singapor në mënyrë që karriera e tyre të bënte progres, në veçanti emigrantët të cilët fitonin një të ardhur mesatare prej 162.000 dollarë, transmeton ‘Scan’.
Këto të ardhura janë 56,000 dollarë më shumë se mesatarja globale, sipas HSBC. Ndërsa pagat e fituara janë më të lartat, Singapori është gjithashtu një nga vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht nga kjo, Singapori u bë një nga ishujt më të mirë falë mirëqenies dhe edukimit për fëmijët. 60 për qind e pjesëmarrësve panë një përmirësim në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve që kur u zhvendosën në Singapor, ndërsa tre të katërtat e të anketuarve të familjes thanë se jeta e familjes së tyre ka ardhur drejt përmirësimit që kur u shpërngulën në këtë ishull.
Zelanda e Re erdhi në vendin e dytë, duke fituar rangun më të lartë në kategorinë e përvojave falë rrjetit të gjerë të aktiviteteve në natyrë. Gjermania erdhi në vendin e tretë, duke shënuar vlerësimin e dytë më të lartë në ekonomi, e ndjekur nga Kanadaja dhe Bahreini në vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht.
Nga 31 vendet e listuara në drejtuesin e HSBC-së (vendet që kishin të paktën 100 të anketuar dhe të shënuar më të lartë në secilën kategori) rreth një e treta u ndoq nga Azia. Shtetet e Bashkuara u renditen në vendin e 23 –të, duke lënë tri vende pas që nga viti 2017.
Ndërsa SHBA ofron gati 80,000 dollarë më shumë se paga mesatare e emigrantëve, orët e zgjatura në punë dhe vështirësitë në krijimin e qarqeve shoqërore ishin disa nga faktorët kyç që ulën renditjen e vendit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit















