Shëndetësi
Cigarja elektrike, më kancerogjene se ajo klasike
Studiuesit madje kanë ardhur në përfundimin se një substancë e perdorur në njërin nga llojet e cigareve elektrike përmban dhjetë fish më tepër elementin kancerogjen formaldehyd në krahasim me cigaret normale

E ngritur në qiell si alternativë më e shëndetshme për cigaren e zakonshme, “cigarja elektrike”, sipas studimeve të fundit përmban në vete më shumë elemente kancerogjene se sa duhani klasik.
Një studim i publikuar ditë më parë në Tokio, i porositur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ka ardhur në konstatimin se përbërësit e lëngut me nikotinë i cili duke avulluar e simulon shijen e duhanit, dallojnë shumë njëri nga tjetri. që përmban nikotinë. Studiuesit madje kanë ardhur në përfundimin se lëngu në fjalë në njërin nga llojet e cigareve elektrike përmban dhjetë fish më tepër elementin kancerogjen formaldehyd në krahasim me cigaret normale. Veç elemntit të përmendur ata kanë gjetur edhe përbërës tjerë kancerogjenë si Acetakldehyd, Acrolein,Glyoxal dhe Methylglyoxal.
Substancat e dëmshme prodhohen më shumë sidomos kur ngrohet shumë avulluesi që vihet në veprim me bateri, ka thënë njëri nga studiuesit.
Duke u mbështetur në gjetjet e përmendura, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë do të vendosë për wqasjen e mëtejshme ndaj cigareve elektronike. Edhe pse në Japoni kanë filluar të përhapen shumë, cigaret elektronike në këtë vend ende nuk e kanë arritur shkallën që e kanë në Evropë dhe në SHBA.
Në nivel të Bashkimit Evropian po debatohet prej kohësh lidhur me pasojat e përdorimit të cigareve elektrike.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak