Koronavirusi: çast pas çasti
Çifti i moshuar që mposhti Covid-19
I shtruan të dy në të njëjtën dhomë, e duket kjo i dha më shumë kurajë
Të kapur për dore edhe në shtratin e spitalit; fotoja e publikuar nga djali i Ivo Landi e Livia Arrighini, ai 93 dhe ajo 88 vjeçe, të shtruar të dy për shkak të infektimit me Covid-19 është kthyer në Itali, në një simbol të mposhtjes së sëmundjes, edhe në kategorinë më të goditur prej saj, moshat e thyera.
“Kur infermierët më dërguan këtë fotografi të nënës dhe babait tim, nuk mund ta besoja, u përfshiva nga emocionet. Ishte një dëshmi e faktit që luftuan, dhe që kanë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin”, tha për “La Nazione”, i biri i tyre, Andrea Arrigo Landi, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Dy bashkëshortët kishin një jetë të pavarur deri muajin e kaluar kur Ivo, që vuan dhe nga zemra e diabeti rezultoi pozitiv me Covid-19 pas një vizite mjekësore në spital.
“Situata nuk ishte aspak e mirë; mjekët lanë të kuptohej se ai nuk do të dilte i gjallë nga e gjithë kjo”, rrëfen i biri.
E ëma nga ana tjetër kishte pësuar një ishemi e kishte rezultuar dhe ajo me Covid-19. I shtruan të dy në të njëjtën dhomë, e duket kjo i dha më shumë kurajë.
“Tani janë në rrugën e shërimit, dhe fotoja e tyre”, shprehet Andrea, “kërkon të jetë një mesazh pozitiv në një moment kaq të vështirë si ky për të gjithë”.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










