Futboll
Challandes tregon për lëndimin e Kryeziut e Berishës dhe ftesën për Hadërgjonajn
Trajneri zviceran ka folur edhe një herë për ardhjen e mundshme të Florent Hadërgjonajt
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes miqësore me Danimarkën.
“Kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve dhe në miqësore, por tani luajmë ndaj ekipeve nga Liga A dhe B dhe kjo është një tjetër garë, një tjetër jetë për skuadrën tonë. Për mua është një fazë interesante, por tani fillojmë nga zero”, deklaroi trajneri zviceran.
Miqësorja ndaj Danimarkës është një test i mirë për ‘Dardanët’. “Por, tani kam tri qëllime: Së pari të testojmë dobësitë tona në mbrojtje, pasi luajmë ndaj një skuadre sulmuese me lojtarë si Erikseni, Polseni e të tjerë. Qëllimi i dytë është të shikojmë sa mund të mbajmë topin dhe të provojmë të krijojmë raste. E treta është të shënojmë gol, duke ditur se Danimarka ka një mbrojtje të fortë”, tha Challandes, përcjell albinfo.ch.
Ai foli për gjendjen e Valon Berishës. “Ai është i lënduar dhe skuadra nuk e ka lejuar t’i bashkohej Kosovës, por ne kemi të tjera mundësi. Kemi Celinën, që ka luajtur shumë mirë me Swansea-n, ka dhe mundësi të tjera. Jemi në pritje të testeve për Hekuran Kryeziun, besojmë se do të jetë gati për ndeshjen e dytë”, theksoi trajneri zviceran.
Nuk kishte si të mos fliste për Hadërgjonajn. “Është e kuptueshme se atyre iu duhet kohë që të vendosin, por ne flasim çdo ditë për gjëra të tilla, si me Florent Hadergjonajn e të tjerë. Por, ju (mediet) shkruani më shumë se ç’duhet për këtë punë dhe kjo më pengon, pasi kam probleme me lojtarin, familjen dhe agjentin”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













