Futboll
Challandes: Fitorja ishte për Vokrrin
Trajneri zviceran është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ishte shumë i lumtur pas fitores ndaj Ishujve Faroe. Ky takim u zhvillua në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Fitorja është për Vokrrin që ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës. Jam i kënaqur me këtë fitore. Ndaj Azerbajxhanit isha gjysmë i kënaqur, por tashmë jam i kënaqur. Kjo ndeshje ishte me emocione të mëdha dhe frikësohesha se si do të reagojnë lojtarët. Kishte shumë media, tifozë, familjarë e politikanë, megjithatë, lojtarët u angazhuan dhe fituam me meritë”, deklaroi trajneri zviceran në zonën ‘mix’ për gazetarë.
Ai foli edhe për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Maltës. “Kemi kohë për të menduar për këto ndeshje. Duhet të jemi të qetë dhe jo euforik”, theksoi zvicerani.
Edhe kapiteni Samir Ujkani ishte i kënaqur me fitoren. “Fitoren ia kushtojmë Fadil Vokrri. Falënderojmë tifozët për përkrahjen që na kanë dhënë. Janë bërë pesë ndeshje që nuk kemi pranuar gol. Shpresoj se do të vazhdojmë në këtë mënyrë”, deklaroi Ujkani pas ndeshjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












