Futboll
Challandes: Duhet të luajmë ‘çmendurisht’ kundër Çekisë
Ai kështu ka thënë gjatë një konference për media, duke shtuar se dardanët do ta kenë një përparësi në këtë ndeshje – mbështetjen e 13 mijë tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se djelmoshat kosovarë duhet ta luajnë një lojë të çmendur për ta mposhtur Çekinë.
Ai kështu ka thënë gjatë një konference për media, duke shtuar se dardanët do ta kenë një përparësi në këtë ndeshje – mbështetjen e 13 mijë tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Në fillim të javës kam thënë se nuk dëshiroj të flas shumë për mungesën e lojtarëve. Unë kam thënë gjithashtu se nuk kam një klon që t’i zëvendësoj futbollistët si Rashica dhe Zeneli”.
“Nuk kam ndonjë zgjidhje individuale, por ne duhet të gjejmë zgjidhje kolektive. Si skuadër, ne duhet të punojmë shumë më shumë”, përcjellë albinfo.ch
“Shpresoj që skuadra është e gatshme për ndeshjen me Çekinë. Kam folur mjaft për mentalitetin dhe psikologjinë dhe mendoj se mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Duhet të tregojmë pasion, ne jemi këtu në Prishtinë para 13 mijë fansave dhe duhet t’u dhurojmë atyre spektakël”.
“Ne kemi një ëndërr dhe vetëm nëse e bëjmë një lojë të mirë, mund ta arrijmë atë. Republika Çeke i ka gjashtë pikë dhe ne pesë pikë, prandaj mund të ëndërrojmë”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












