Koronavirusi: çast pas çasti
Çfarë thotë shkenca në të vërtetë për maskat?
Një studim zbuloi se duke veshur një maskë për fytyrën ekziston vetëm një shans 3% për të kapur COVID-19
Në një kohë që apelohet për mbajtjen e maskës si masë mbrojtëse nga virusi, çfarë thotë shkenca në të vërtetë për maskat?
Një studim i Universitetit të Kembrixhit thotë që edhe maskat bazë shtëpiake mund të zvogëlojnë transmetimin – dhe madje mund të ndihmojnë për të parandaluar një valë të dytë.
Thuhet që përdorimi i maskave në të gjithë popullsinë do të mbante numrin e riprodhimit COVID-19 (shkalla R) nën një.
Një raport ndërkombëtar i botuar në The Lancet, i cili analizoi të dhënat nga 172 studime në 16 vende, zbuloi se duke veshur një maskë për fytyrën ekziston vetëm një shans 3% për të kapur COVID-19, transmeton TCH.
Një studim tjetër zbuloi se maskat shtëpiake të fytyrës mund të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Shtatë lloje maskash për fytyrën u vunë në provë nga Universiteti i Edinburgh, duke përfshirë maska kirurgjikale, respiratorë, mburoja të lehta dhe të rënda për fytyrën dhe maska të bëra me dorë.
Përveç atyre me një valvul, të gjitha mbulesat e fytyrës provuan se zvogëlonin distancën për të paktën 90%.
Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka theksuar se maskat “vetëm” nuk do të mbrojnë nga COVID-19.
Ajo thotë se nuk ka prova që veshja e një – qoftë mjekësore ose llojeve të tjera – nga persona të shëndetshëm në komunitetin e gjerë mund t’i parandalojë ata të infektohen me viruse të frymëmarrjes, përfshirë koronavirusin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












