Maqedonia
Çfarë thonë pasagjerët e aksidentit me autobus në Serbi?
Udhëtarët janë kryesisht të rinj dhe disa prej tyre kanë thënë se ishin nisur për të punuar në Vjenë
Janë identifikuar viktimat në aksidentin e Maqedonisë në Serbi. Bëhet fjalë për V.SH. burrë (68) nga f. Buçin, Krushevë dhe K.K., grua (68) nga Koçani. Dy personat u identifikuan nga dokumentet personale, përcjell albinfo.ch.
Tek viktima e tretë, grua, nuk janë gjetur dokumentet dhe tani për tani, siç theksojnë nga MPJ-ja, nuk ka konfirmim për identitetin e saj.
Përveç tre të vdekurve në aksident janë lënduar 32 persona, nga të cilët katër janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetë.
Nga MPJ-ja informojnë se akomodimi do t’u sigurohet të gjithë të lënduarve të cilët janë lëshuar nga spitali.
Të mbijetuarit në aksidentin që ndodhi në Serbi me autobusin e mbushur me qytetarë të Maqedonisë kanë treguar momente trishtuese, njofton “Zhurnal”.
“Kur u zgjova dëgjova ulërima. Pashë njerëz me koka dhe duar të përgjakshme, si dhe dëgjova se dikush kishte vdekur”, tregon një djalë nga Manastiri, i cili ishte një prej udhëtarëve të linjës Manastir-Vjenë, i cili u rrokullis pranë Leskovcit në Serbi. Në atë aksident të rëndë trafiku, tre shtetas maqedonas vdiqën dhe 32 vetë pësuan lëndime të vogla dhe të rënda.
Sipas mediave serbe, fajtor për rrokullisjen e autobusit ishte rruga e rrëshqitshme, bora dhe akulli.
Katër pasagjerë kanë lëndime të rënda dhe janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike në Nish, ndërsa ata janë jashtë rrezikut për jetë kurse gjendja e tyre monitorohet vazhdimisht.
“Nuk e di se kush i thirri shërbimet emergjente dhe policinë, por shpejt arritën disa makina të ndihmës së shpejtë dhe mjekët kanë hyrë në autobus. Menjëherë na ndihmuan. Pastaj erdhën zjarrfikësit, mendoj se janë nga Leskoci, të cilët na larguan nga autobusi”, thotë djali nga Manastiri, i cili në këtë aksident e kishte lënduar dorën.
Siç u tha nga të plagosurit, nuk e dinë se si erdhi deri të aksidenti tragjik, sepse kryesisht të gjithë në atë moment ishin në gjumë.
Udhëtarët janë kryesisht të rinj dhe disa prej tyre kanë thënë se ishin nisur për të punuar në Vjenë.
Të gjithë pasagjerët e autobusit të përmbysur kanë marrë ushqime dhe janë vendosur në reparte me shtretër bosh duke pritur për t’i marrë një tjetër autobus nga Maqedonia.
Sipas drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Leskovc, Nebojsha Dimitrijeviq të plagosurit që janë në gjendje më të vështirë ishin vendosur nën kujdesin intensiv, ndërsa ka nga ata që kanë ndërhyrje kirurgjikale dhe ortopedi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












