Futboll
Çfarë po ndodh me Shaqirin, nga janari ka luajtur vetëm 39 minuta
Futbollisti shqiptar është aktivizuar shumë pak për ‘Të Kuqtë’, pasi trajneri gjerman Jurgen Klopp nuk po i beson shumë
Në dhjetor, Xherdan Shaqiri ishe hero për Liverpoolin ndaj Manchester United duke shënuar dy gola. Megjithatë, nga janari ka luajtur vetëm 39 minuta, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Jurgen Klopp nuk i ka besuar Shaqirit dhe në pesë ndeshjet e fundit, ai ka luajtur vetëm 18 minuta, derisa në disa nuk ishte as në bankën rezervë, shkruajnë mediat zvicerane.
Një nga arsyet pse Shaqiri ka luajtur pak është rikthimi edhe i Adam Llallana në skuadër pas lëndimit.
Edhe pse kishte disa lëndime, Shaqiri sërish nuk ishte zgjedhje për trajnerin gjerman, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjithashtu një faktor tjetër, siç thuhet është edhe sistemi i lojës. Shaqiri kishte më shumë hapësira në sistemin 4-2-3-1, por më pas në 4-3-3, ka pak hapësira.
Liverpool është në garë për titullin e kampionit me një pikë më pak se Manchester City, derisa në 1/8 e finales së Kampionëve do të ballafaqohet me Bayern Munich, ku sfida e parë në Angli kishte përfunduar pa gola.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












