Opinione
Çfarë ndryshimesh do të ndodhin konkretisht me reformën AVS/AHV?
Shkruan: Lirim Begzati
Më 25 shtator 2022 populli zviceran votoi dhe e miratoi propozimin e reformës së quajtur AVS 21, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.Sipas mbështetësve të kësaj reforme, ndryshimet e propozuara paraqesin një etapë të rëndësishme që çon në drejtim të rritjes së nivelit të rentës AVS dhe stabilizimit të financave të AVS (një vlerësim jo i bashkëndarë nga gjithsecili), me një objektiv të konkretizimit të saj definitiv në vitin 2030.Një rritje progresive e moshës së pensionimit për gratëNdër ndryshimet kryesore që parashikohen sipas reformës në fjalë, mosha e pensionimit për gratë do të kalojë nga mosha 64-vjeçare në atë 65-vjeçare. Ky ndryshim nuk do të bëhet menjëherë, por do të aplikohet një rritje progresive e moshës.Si mund të ilustrohet dhe të sqarohet kjo konkretisht?Nga viti 2025:– për personat (gratë) që kanë lindur në vitin 1960, nuk do të ndryshojë asgjë, pasi që do të mund të vazhdojnë të realizojnë të drejtën e pensionimit në moshën 64-vjeçare, ,– kurse për personat e lindur në vitin 1961 do të shtohen tre muaj për dalje në pension (domethënë 64 vjet + 3 muaj, apo dalje në pension në moshën 64-vjeçare e 3 muaj),– për personat të lindur më 1962, do të shtohen 6 muaj (64 vjet dhe 6 muaj),– për personat të lindur më 1963, do të shtohen 9 muaj (64 vjet dhe 9 muaj),– kurse për personat që kanë lindur më 1964 e tutje do të aplikohet mosha 65-vjeçare për pensionim, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Kjo do të ndodhë pra, në vitin 2029.
E-Diaspora
-
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Nga Amerika në Tiranë: Samantha Shkreli Sarelli pjesë e Samitit të Diasporës... -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












